Emocione në "Pa Gjurme"/ Gazetarja i dorëzon çelësin e shtëpisë nënës së dhunuar: Ju më dhatë jetë, sot nuk kam më frikë (VIDEO)

Vetëm 10 ditë pas rrëfimit të 43-vjecares nga Lundra, Dhurata Veliu, vijnë reagimet e para. Kjo nënë prej vitesh ishte e dhunuar nga bashkëshorti dhe që prej 2019 jetonte në një bodrum së bashku me djalin e saj në kushte shumë të vështira jetese. Drama e saj, preku zemrat  e shumë emigrantëve, të cilët i erdhën në ndihmë mënjëherë. Por shpresa dhe gëzimi u rikthyen sërisht në sytë e nënës, kur gjatë transmetimit live në “Pa Gjurmë “ ditën e sotme, ajo u surprizua nga reagimi që bëri Kreu i Shoqatës “Sadakaja e Mëshirës”, z.Besar Kastrati, i cili mori përsipër akomodimin e Dhuratës dhe djalit të saj, duke i paguar qiranë për 5 vite rresht.

Ne u njohëm me rastin në fjalë fal emisionit tuaj, dhe ju falenderoj për evidentimin e këtyre problemeve. Ne si shoqatë do marim përsipër t’i sigurojmë zonjës shtëpinë duke i paguar qiranë për 5 vite rresht. Këtë mirësi e kanë bërë shqiptarët dhe i falenderoj shumë që na u gjenden pranë.

Ndërsa 43-vjecarja, pas këtij lajmi të gëzueshëm, falenderoi publikisht kreun e shoqatës dhe emisonin “Pa Gjurmë”. Moderatorja Odeta Dume, e përcolli zonjën së bashku me djalin, duke pritur që gazetarja, Xhilda Durishti t'i dorëzonte çelësin e shtëpisë. 

E falenderoj shumë zotërinë për këtë ndihmë,  kjo është  një dritë shprese për ne. Ju falenderoj shumë  edhe ju si emision, keni bërë një punë të madhe, pasi unë cdo natë i lutesha zotit të më ndriconte rrugën për fëmijën. Kam shumë emocione, nuk di se si t’ju falenderoj.

Djali 10-vjecar, që ishte i pari që dërgoi letrën në redaksi, mbushi sytë me lot në momentin kur hyri në shtëpine e re. Emocione që u ndjenë edhe në studio. Gazetarët i shkuan deri në fund kësaj historie të dhimbshme, duke pritur të tjera raste, për të vazhduar misionin fisnik në Report Tv.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen