Emocionet e Sadijes ditën e parë të martesës me Dritëro Agollin/ Foto të rralla
Gazeta Shqiptarja.com sjell fotot dhe ditarin e Sadijes me emocionet ditën e martesës. Jo të gjitha çiftet që sapo martohen kanë fatin të provojnë emocione nga ato që të zënë frymën në ditën e dasmës.
Dita e martesës së Dritëro Agollit me Sadijen 4 korrik 1965
Jo të gjitha çiftet që sapo martohen kanë fatin të provojnë emocione nga ato që të zënë frymën në ditën e dasmës.
Sadije Agollit i ka ndodhur. Ndërsa shkruante fletën më të veçantë të ditarit të saj me fustan të bardhë, të duket sikur zemra e saj po ritmon ndryshe, me rrahje të shkurtra dhe të forta, si një daulle që përcjellë jehona lumturie.
Fjalitë e shkurtra, pa asnjë koment e fjalë të tepërt e sjellin çastin e martesës së shkrimtarit të madh përpara syve. Kur i sheh fotot e çiftit të sapomartuar Dritëro e Sadije Agolli, pamjet të flasin për një lumturi jetëgjatë. Ashtu qe..., derisa Dritëroi mbylli sytë një vit më parë. Të duket sikur vetëm këto kujtime të bukura i japin forcë për të jetuar Sadije Agollit. E kujtimet, kur fati të bashkon me një shkrimtar e njeri të madh si Dritëro Agolli, nuk mbarojnë....!
Dasmën e bëmë në oborrin e shtëpisë sonë, vilë e bukur dykatëshe, me shumë lule, me dy selvi të larta, me një portë të madhe e të rëndë druri. Ishin ftuar tërë të afërmit; isha fëmija e parë në shtëpinë tonë të madhe me dhjetë fëmijë, 5 djem e5 vajza, që mbarova shkollën e lartë.
Dritëroi erdhi në dasëm me të vëllain, Tajarin, dhe një kushëri nga Devolli, Njazimi. Dritëroi ishte shumë i gëzuar, pak i trullosur e i ndrojtur, ndoshta nga respekti që tregonin njerëzit e mi, pasi po martohesha me një gazetar e shkrimtar.”
Poezia e dashurisë e Dritero Agollit kushtuar bashkëshortes Sadijes
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3225
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Në Shqipëri kujtojnë vetëm të këqijat’, raportet mes Kadaresë e Agollit dhe takimi i fundit! Dritëroi: Pa kundërshtim s’mund ta duash tjetrin (VIDEO)
3 Korrik, 08:27
-
Përkujtohet ditëlindja e Dritëro Agollit, mungon muzeu! Banesa ku lindi shkrimtari e rrënuar
13 Tetor 2023, 19:21
-
‘Si na shpëtoi Dritëro Agolli, kur na dënuan me gjashtë muaj në prodhim, pasi te dokumentari për uzinën ‘Enver’, kishim nxjerrë…’/ Dëshmia e rrallë e gazetares
6 Qershor 2023, 07:53
-
6 vite pa kolosin e letrave shqipe, Veliaj: Këtë vit i shtojmë Tiranës Muzeun 'Dritëro Agolli'
3 Shkurt 2023, 21:57
-
Dy kartolin-letra të panjohura nga Dritëroi dhe gjakovari Hajdar Dushi
25 Dhjetor 2022, 18:34
-
‘Dritëroi e ndjente se do të na mungonte’, Meta përkujton 91 vjetorin e lindjes së shkrimtarit: Bashkë-udhëtar inkurajues në rrugëtimin tim politik
13 Tetor 2022, 08:57
-
‘Me qetësi dhe poezi’, Meta na përshëndet me ‘Këtu s'do jem’ në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të Dritëro Agollit
5 Shkurt 2022, 12:33
-
“U largua i trishtuar”, Pëllumb Xhufi ndan kujtimet me Dritëro Agollin, telefonatat në orët e vona dhe tre dobësitë që ‘e detyruan’ të bëhej poet: Aksioni i tij politik ishte…
3 Shkurt 2022, 17:58
-
'Parti-Enver, jemi gati kurdoherë', fjalimi i famshëm i Dritëro Agollit që tërboi socialistët dhe një paralele me Kuvendin e Berishës
7 Dhjetor 2021, 13:26
-
Kryebashkiaku i Tiranës dhe dekani i Filologjikut, memorandum bashkëpunim për projekte, Veliaj: Kthejmë shtëpinë e kolosit të letrave, Agollit në muze
26 Tetor 2021, 14:18
-
4 vite pa Dritëro Agollin, mbrëmje poetike në Gjirokastër
25 Tetor 2021, 15:48
-
Korçë, nis restaurimi i kishës së Shën Thanasit në Voskopojë! Ministrja shmang pyetjen për shtëpinë muze të Agollit në Devoll: Bëjmë atë të Tiranës
16 Tetor 2021, 22:13
moj sadije nuk e dije se kishte nje dobic ne rusi dhe e largoj per marksizem-leninizem?
Përgjigju