Emocionuese/ Ermal Meta vjen nga Italia për të surprizuar vajzën në Lezhë! Altin Prenga: Faleminderit që na kujton çfarë është njerzillëku

Emocionuese/ Ermal Meta vjen nga Italia për të surprizuar vajzën në Lezhë! Altin Prenga:  Faleminderit që na kujton çfarë është njerzillëku

Ermal Meta në ditëlindjen e Uendit

Ermal Meta, këngëtari shqiptar i cili mori famën në skenën italiane udhëtoi nga Italia drejt Lezhës për të surprizuar Uendin. Vajza, pjesë e shtëpisë rozalba një strehëz për vajzat në vështirësi, festonte 17 vjetorin dhe ai, pa hezitimin më të vogël vendosi t'i bënte një surprizë për ditën e saj më të rëndësishme. 

Ermal Meta erdhi i vetëm pa bodiguard, pa flamuj, pa kamera, në heshtje, la valixhen tek dhoma iku sepse do i bënte suprizë Uendit, vajza e shtëpisë rozalba kishte ditëlindjen’ zbulohen detajet e kësaj surprize në një postim në facebook të Mrizit të Zanave nga Altin Prenga. 

Është një gjest I vogël njerëzie që e bëjnë të mëdhenjtë.  E bëri pa bujë dhe Ermali, fitues i sanremos një ndër këngëtarët më të mëdhenj në Itali

“Faleminderit Ermal që na kujton çfarë është njerzillëku” shkruhet në postimin në facebook

Shtëpi rozalba një strehëz për vajzat në vështirësi” është projekti i finacuar nga Porticus Vienë. Shtëpi-familja rozalba arrin tju ofrojë vajzave ushqim, veshmbathje, shërbime mjeksore, shërbime psikosociale, mundësinë e shkollimit dhe tju përgjigjet nevojave specifike që secila nga vajzat ka. Gjithashtu nëpërmjet këtij projekti, shtëpia Rozalba mbështet me pagesën e qerasë dhe shërbimin psikologjik 6 nga familjet e vajzave.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)