Shqiptarët nuk kanë më frikë: Në 'Empty close', rrëfimi fotografik i eksperiencave të LGBT në Shqipëri

“Empty Close” titullohet rrëfimi fotografik i eksperiencave LGBT në Shqipëri i shfaqur në një ekspozitë të realizuar nga fotografia Loreta Çukam. Kjo ekspozitë vjen në kuadër të javës kundër Homofobisë dhe Transfobisë.

Për Report TV, fotografia Loreta Çukami rrëfen mesazhin që kjo ekspozitë synon të përcjellë, punën e vështirë 2-vjeçare që i kushtoi realizmit të setit fotografik si dhe për impaktin që pritet të ketë në komunitet.

"Ekspozita ka për qëllim të përcjelli dy mesazhe së pari do ti thoja komunitetit se mënyra e vetme dhe më e bukur për të jetuar është duke përqafuar veten dhe duke u përpjekur të jenë të lirë në mënyrën se si janë. Së dyti do t'i thoja publikut se përpara se të sulmojë të panjohurën të mendojë se të gjithë janë të barabartë  .Shpresoj që të ketë një impakt tek publiku në mënyrë që të ndërgjegjësohen që çdokush ka të drejtë të jetojë i lirë dhe mund ta jetojë jetën në forma të ndryshme diversiteti dhe dashuria nuk ka asgjë të gabuar", u shpreh Çukami.

Nga ana tjetër aktivistja për të drejtat LGBT Xheni Karaj shpreh tejet e emocionuar në lidhje me realizimin e kësaj ekspozite si dhe shpreson se nëpërmjet saj transmetohet më së miri mesazhi se tashmë është koha për ti dhënë fund diskriminimit dhe për të jetuar në paqe dashuri dhe pranim.

"Është shumë emocionuese pasi është hera e parë që persona të komunitetit vendosin të dalin me portretet e tyre dhe mendoj deri diku është fuqizuese si për vetë personat e komunitetit dhe për pjesën tjetër të shoqërisë ti japi mesazhin që tashmë është koha për dashuri për pranim dhe për të jetuar në paqe dhe në sintoni me njëri tjetrin" , tha Karaj.

Kjo ekspozitë në lidhje me komunitetit LGBT vjen në vazhdën e një sërë aktivitetesh që kjo organizatë zhvillon në javën kundër diskriminimit, Homofobisë dhe Transfobisë e cila përmbyllet me paradën që tashmë është kthyer në një traditë në çdo 17 Maj.

B.K./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore