EMRAT/ Akuzat për tenderin e ushqimeve gjatë pandemisë së COVID, SPAK merr të pandehur tre zyrtarë të ministrisë së Mbrotjes

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë si të pandehur tre zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, Ylli Imeri, Dafina Keça, Andrea Dapaj, të akuzuar kryerjen e veprës penale të "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike".

Sipas SPAK të pandehurit Ylli Imeri, Dafina Keça, Andrea Dapaj me veprimet e tyre si anëtarëtë KVO-së kanë krijuar një favorizim apo paracaktim, që ka mundësuar fitimin e tenderit nga operatorët ekonomik të cilët kanë fituar këto lote.

'Mbi dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 115/2020

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 1.03.2021 ka përfunduar hetimet dhe do dërgojë për gjykim kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 115/2020, në ngarkim të pandehurve:

Ylli Imeri, Dafina Keça, Andrea Dapaj, të akuzuar kryerjen e veprës penale të "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal. Sokol Zaimi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimi i detyrës", parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 10.4.2020, regjistroi procedimin penal nr. 115. për veprat penale të "Shpërdorimi i detyrës" në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal dhe "Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, mbi bazën e kallëzimit të depozituar nga subjekti, Partia Demokratike e Shqipërisë,

Konkretisht nga ana e autoritetit kontraktor Ministria e Mbrojtjes në datë 25.3.2020, është bërë shpallja e procedurës me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës/mallra, kontratë e cila është ndarë në dy lote e më konkretisht:

Objekti: Loti I "Blerje paketa ndihme për familjet në nevojë për përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID-19. për nevoja të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit", Lloji i procedurës: Nevocim pa shpallje, Fondi Limit: 105,780,000.00 lek ose 874,215,00 euro. Vlera e kontratës: 101,430,000.00 lek ose 838,264.00 euro, Fitues: EUROVIA shpknj.,

Objekti: Loti 11 "Blerje materiale mbrotjëse për mbështetjen e personelit të Forcave të Armatosura të angazhuar në përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemise se virusit COVID-19, për nevoja të SHPFA", Lloji i procedurës: Negocim pa shpallje, Fondi Limit: 41,065,000.00 lek ose 339,380.00 curo, Vlera e kontratës: 40,155,500.00 lek ose 331,864.00 euro, Fitues: XPERT SYSTEMS sh.p.k.

Nga dokumentacioni standart i tenderit, rezulton se kjo procedurë është bërë në bazë të nenit 33 të ligjit nr.9643, date 20.11.2006, ndryshuar me Ligjin nr.9800, datë 10.9.2007, Ligjin nr.9855, datë 26.12.2007, Ligjin nr.10170, datë 22.10.2009, Ligjin nr.10309, datë 22.7.2010, Ligjin nr.22/2012, Ligjin nr.131/2012, Ligjin nr. 182/2014, Ligjin nr. 47/2017 dhe Ligjin nr.103/2018 "Për prokurimin publik" e me konkretisht me procedurën me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.

Të pandehurit Ylli Imeri, Dafina Keça, Andrea Dapaj me veprimet e tyre si anëtarëtë KVO-së kanë krijuar një favorizim apo paracaktim, që ka mundësuar fitimin e tenderit nga operatorët ekonomik të cilët kanë fituar këto lote.

Gjithashtu, gjatë hetimit ka rezultuar se nga ana e të pandehurit Sokol Zaimi me detyrë drejtori i komanduar, i Drejtorisë së Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, me mosveprim nga ana e tij është sjellësi pasojë përllogaritja e fondit limit për lotin I-rë të tenderit të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes më datë 25.3.2020 "Blerje paketa ndihme për familjet në nevojë për përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID-19, për nevoja të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit", në një vlerë më të madhe në masën 5,055,000 leke, duke konsumuar elementët e veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës". Parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.' njofton prokuroia.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Cleveland pa rivalë në parket, përmbysje ëndrrash nga Maverics! Lakers i ndal zjarri