EMRAT/ Dhunuan drejtorin e OSHEE-së në Lezhë, kush janë dy të arrestuarit

EMRAT/ Dhunuan drejtorin e OSHEE-së në Lezhë, kush janë dy të arrestuarit

1671639118_1669840304drejtori1280x720.jpg

Sebastiano Malotaj  dhe Leonard Pepa janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi goditën dhe dhunuan drejtorin e OSHEE-së Edmir Përndreca më 30 nëntor për shkak të detyrës.

'I dëmtuan automjetin, punonjësit të OSHEE, Lezhë, dhe e goditën atë për shkak të detyrës, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, bashkëpunëtorë në këtë ngjarje. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë së Lezhës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, mbështetur në inteligjencën informative, kanë vijuar hetimet me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fundviti”, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më 30 nëntor 2022, në aksin rrugor “Shënkoll-Lezhë”, ku u dhunua fizikisht shtetasi E. P., 43 vjeç, me detyrë drejtor i OSHEE, Lezhë.

Si rezultat i operacionit “Fundviti”, u identifikuan, u kapën dhe u ndaluan shtetasit L. P., 27 vjeç dhe S. M., 27 vjeç, të dy banues në Lezhë, për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Plagosja e rëndë me dashje". Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, fillimisht i kanë dëmtuar automjetin shtetasin E. P., gjatë lëvizjes, dhe më pas e kanë goditur atë, për shkak të detyrës, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjetin e përdorur nga 2 të arrestuarit, për kryerjen e kësaj ngjarjeje. Vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ Morën porosi për të dhunuar drejtorin e OSHEE në Lezhë, arrestohen 2 të rinj! Akuzohen për goditje për shkak të detyrës


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?