EMRAT/ Dyshime se kanë shkelur ligjin e dekriminalizmit, KQZ çon për verifikim në Prokurori 34 kandidatë për kryebashkiakë e Këshilla Bashkiakë

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të çojë për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme 34 kandidatë për kryebashkiakë dhe anëtarë për këshilltarë bashkiakë për zgjedhjet e 14 majit. Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi tha se deri më tani vetëm 34 është numri i kandidatëve për të cilët ka dyshime se mund të kenë shkelur formularin e dekriminalizimit dhe për këtë arsye do të verifikohen nga Prokuroria.

Kresnik Ajazi për Kuçovën, Qerim Ismailaj për Mallkastrën, Artur Bushi për Krujën, Kristian Shkreli për Vaun e Dejës, Beqir Mulaj për Hasin, janë kandidatët për kryebashkiakë të PS që janë dërguar për verifikim të detajuar. Ndërkohë, përverfikim ëhstë dërguar edhe kandidati i PD për Mallkastrën, Agron Kapllanaj.  

Kandidatë për kryetarë bashkie

Kreshnik Riza Hajdari nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Kuçovë

Qerim Ismail Ismailaj nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Mallakastër. 

Artur Xheke Bushi nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Krujë. 

Kristian Luigj Shkreli nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste” për Bashkinë Vau i Dejës. 

Beqir Zek Mulaj nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Has. 

Rezeart Xhelal Tusha nga subjekti zgjedhor “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Shijak. 

Elvis Jani Hajdërlli nga subjekti zgjedhor “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Devoll. 

Dhionisios (Alfred) Petro  Beleri nga subjekti zgjedhor “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Himarë. 

Agron Faslli Kapllanaj nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mallakastër. 

Abedin Rasim Oruçi nga subjekti zgjedhor “Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë”, për Bashkinë Kukës. 

Kandidatë për Këshilla Bashkiakë

Arjan Liman Xheta nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Bulqizë. 

Ertor Ndue Ndreu nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mirditë. 

Euland Haki Daja nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Shijak. 

Fatlind Bujar Sokolaj nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Tropojë. 

Ylli Rushit Xhafa nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Bulqizë. 

Syrja Yzedin Çobo nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Berat. 

Adriatik Kadri Sallahu nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare”, për Bashkinë Tropojë. 

Pashk Gjergj Gjetaj nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për Bashkinë Pukë. 

Sokol Abedin Kullolli nga subjekti zgjedhor “Partia Reformave Demokratike Shqiptare”, për Bashkinë Gramsh. 

Afrim Ali Kica nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për Bashkinë Tiranë. 

Kreshnik Faslli Myrtollari nga subjekti zgjedhor Partia “Partia Agrare Ambjentaliste”, për Bashkinë Tiranë.

Arbis Arif Vjerdha nga subjekti zgjedhor Partia “Partia Agrare Ambjentaliste”, për Bashkinë Shkodër. 

Armelin Qazim Koni nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Shijak. 

Arsen Tare Belaj nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Vlorë. 

Ali Hekuran Gjeta nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Bulqizë. 

Marceljo Sami Marra nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK” për Bashkinë Kucovë. 

Erald Hysen Guna nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Vlorë. 

Sokol Mehdi Sava nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Dibër. 

Valter Murat Hasanaj nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Vlorë. 

Emil Xhafer Musliaj nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Fushë - Arrëz.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndue: 12/04/2023 21:31

    Si k mundesi ky Beleri i Himares te jete kandidat nga momenti qe ne 1994 ka vrare 2 ushtar ne Peshkepi si pjes e grupit tetoriste Mavi?Nuk ka shtet ketu?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?