Botohet lista e fundit me 800 emrat e tjerë të personave që kanë fituar të drejtën për të kaluar në fazën e parë dhe për kredi me interes të ulët me ndërmjetësimin e Bashkisë së Tiranës.

Në total janë 2556 familje të cilat kanë fituar të drejtën për të kaluar në fazën e parë dhe për të marrë kredi me interes të ulët nga bashkia. Ndërkohë që një numër më parë Shqiptarja.com publikoi edhe listën e aplikuesve që nuk kanë plotësuar kriteret dhe që kanë 1 muaj afat për të ankimuar këtë vendim. 

Faza e dytë
Në 15 korrik Bashkia e Tiranës do të nisë fazën e dytë për programin e “Subvencionimit të Interesave të Kredive”. Faza e dytë lidhet me dorëzimin e dokumentacioneve të tjera, por edhe plotësimit të kushteve shtesë. Kreditë e buta parashikojnë që çdo familje të marrë një kredi në bankat e nivlit të dytë me interes 3%. Pas marrjes së miratimit në Këshillin Bashkiak, çdo familje ka 6 muaj afat për të gjetur apartamentin.

( Kliko këtu ) për listën e plotë me emrat e përfituesve