Emrat e funksionet e drejtorive
te "Kultura", ja si janë ndryshua

Emrat e funksionet e drejtorive<br />te
TIRANE- Organigrama e Ministrisë së Kulturës ka pësuar ndryshime rrënjësore, përsa u përket ish-drejtorive të librit, të trashëgimisë kulturore dhe sektorëve të tjerë drejtues të artit dhe kulturës në këtë institucion. Në organigramën e prezantuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës, vihet re se ka ndryshuar edhe koncepti i emërtimit të disa prej sektorëve të kulturës.

Pra, nuk ekziston më emërtimi i mëparshëm si Drejtoria e Librit, për shembull, por ka një Drejtori të Përgjithshme të Planifikimit për Artin dhe Kulturën, ndërsa libri duket se përfshihet në një drejtori vartëse që emërtohet “Drejtoria e Krijimtarisë së Fjalës dhe Përkthimit”.

Paralelisht me këtë drejtori, shihet në organigramë “Drejtoria e Krijimtarisë dhe Edukimit Përmes Artit dhe Kulturës”, në të cilën më poshtë përfshihen edhe sektorët përkatës të Krijimtarisë Artistike dhe ai i Edukimit Përmes Kulturës.

Duke parë organigramën vihet re se dy janë drejtoritë e përgjithshme që përfaqësojnë kulturën kombëtare: Drejtoria e Artit dhe Kulturës dhe Drejtoria e Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë dhe Diversitetin Kulturor që ndahet në dy drejtori të tjera: Drejtorinë e Trashëgimisë Materiale dhe të Muzeve dhe Drejtorinë e Rijetëzimimit të gjuhës shqipe (kjo e fundit tingëllon sikur bëhet fjalë për një gjuhë të vdekur...!, ndoshta s’mund të kemi një mirëkuptim të emërtimit nga të gjithë).

Sektorët e këtyre drejtorive kanë marrë emërtime përkatëse si sektori i Arkitekturës dhe i Peisazhit; Arkeologjisë dhe i Trashëgimisë së Lëvizshme dhe Muzeve, si dhe Sektori i Diversitetit Kulturor. Mbetet për t’u diskutuar, nëse këto drejtori sipas emërtimeve që mban i përfaqëson ose jo të gjitha hapësirat kulturore në Shqipëri. Kjo është një çështje e diskutueshme, nëse e ndjekim sipas interesave të një profili të caktuar kulturor organigramën e Ministrisë së Kulturës, për të parë se ku jemi përfaqësuar.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf