Emrat e KLP-KLGJ, akuzon PD:
Kandidatët në shkelje me ligjin

Emrat e KLP-KLGJ, akuzon PD:<br />Kandidatët në shkelje me ligjin<br>
Partia Demokratike ka dalë kundër anëtarëve të zgjedhur të KLP dhe KLGJ, të zgjedhur një ditë më parë nga komisioni Ad Hoc.

Deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi në një dalje për media se 10 emrat e përzgjedhur për KLP dhe KLGJ jo vetëm janë njerëz të afërt të kryeministrit Edi Rama, por kanë dhe probleme të rënda me ligjin.

“Kandidatura në KLGJ/KLP me afilacion të pastër politik, në shumicën e tyre janë në kundërshtim me kriteret e Kushtetutës dhe ligjit, disa janë të skualifikuar nga ONM. Procesi është tërësisht i delegjitimuar. PD nuk kishte dyshim se 10 emrat jo vetëm do të ishin të afërt me kryeministrin Rama, por me probleme të rënda me ligjin dhe Kushtetutën, rrjedhimisht e papranueshme”, tha Bylykbashi.

Eksperti për Çështjet Ligjore në PD, Gazment Bardhi, publikoi emrat e disa kandidatëve për KLGJ dhe KLP, si dhe shkeljet e tyre, ku sipas PD, nuk mungojnë ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit apo 'hajdutët e platformave'. 

Bardhi: Shkeljet ligjore dhe kushtetuese për kriteret e kandidatëve e bëjnë listën të pavlefshme.
Kandidati për KLGJ nga shoqëria civile Altin Hazizaj ka depozituar deklaratë, ku deklaron se nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Është deklaratë e rreme, sepse sipas shkresës së Drejtorisë së Burgjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se Altin Hazizaj është dënuar dy herë me vendim të formës së prerë për dy vepra penale.

Dokumenti nga sektori i dekriminalizimit për Altin Hazizaj është dorëzuar në Kuvend, por është fshehur për anëtarët e opozitës. Ai duhej të ishte skualifikuar. Kjo e bën listën të pavlefshme.

Sokol Lamaj nuk ka vërtetimin për shlyerjen e detyrimeve tatimore, që është shkelje flagrante për kriteret e kandidatëve që vijnë nga avokatia. Ndaj tij janë marrë masa administrative për mospagesën e rregullt të tatimeve. Ky është kriter ndalues për kandidatët. Edhe ky kandidat e deligjitimon listën. ONM ka konstatuar se nuk provon ligjshmërinë e pasurisë.

ONM ka konstatuar se Ilir Panda ka qenë i përfshirë në nivele të larta politike, çka ligji e ndalon.

Kozma Jano nga radhët e avokatëve, nga dokumentacioni që i është fshehur opozitës, rezulton, se Kozma Jano i datëlindjes 1956 ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit me pseudonimin “Telefoni.” Kozma Jano ka qenë kryetar i Partisë Komuniste dega Lushnjë dhe në 2011 ka qenë kandidat në zgjedhjet lokale në listën e këshilltarëve. Kjo e dhënë është në faqen e KQZ.
dosieri kandidatet rezultojne
dosieri kandidatet rezultojne
(Kozma Jano informator i Sigurimit të Shtetit, dokumenti i publikuar nga PD)


dosieri kandidatet rezultojne
(Kozma Jano ish-kandidat i Partisë Komuniste për këshilltar në Bashkinë Lushnje)

Alfred Balla në rekomandimin e ONM nuk plotëson kriterin e angazhimit në shoqërinë civile në 5 vitet e fundit. Platforma e këtij kandidati është plagjiaturë e një kandidati tjetër. (Plarent Ndreca). ONM thotë se ky kandidat nuk ka integritetin e duhur për të qenë kandidat.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital