EMRAT/ Fermë kanabisi me vlerë 1,6 mln paund dhe trafik klandestinësh nga Franca, dënohen me 25 vite burg 4 shqiptarët në Angli

EMRAT/ Fermë kanabisi me vlerë 1,6 mln paund dhe trafik klandestinësh nga Franca, dënohen me 25 vite burg 4 shqiptarët në Angli

Katër shqiptarët e dënuar, në radhë: Visar Elezaj, Refik Skepi, Dritan Meta dhe Ilir Kodra

Oxford- U përfshinë në një rast të bujshëm narkotrafiku dhe klandestinësh në Angli, dënohen 4 shqiptarët e arrestuar.

Hetimet i finalizoi Njësia për Drogën dhe Krimet e Organizuara të Rënda të Policisë në Oxford, kurse vendimi është dhënë nga Gjykata e Berkshire, në Reading. Vendimet u dhanë më 3 Shtator, kurse sot mediat publikuan lajmin.

Policia tha se u zbulua edhe një fabrikë kanabisi në shkallë të gjerë me rreth 1000 bimë kanabisi, me një vlerë të tregut rreth 1,6 milionë paund. Në total, 200 kg kanabis u gjet në dy adresa të tjera në Oksford, të lidhura me Metën dhe Elezajn, raportoi media lokale “Readingchronicle”.

Të dënuarit janë; Dritan Meta, 43 vjeç, Ilir Kodra, 49 vjeç, Refik Skepi, 45 vjeç dhe Visar Elezaj, 39 vjeç.

Meta akuzohet si kreu i organizatës, teksa më herët u deklarua fajtor për akuzat e lehtësimit të shkeljes së ligjit të imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar dhe prodhimit të kanabisit në Gjykatën e Kurorës Reading, me 11 vite burg.

I shfaqur përkrah Metës, Skepi, nga Thornton Road, Reading, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 6 vjet burg.

Kodra, nga Boundary Brook Road, Oxford, pranoi të njëjtën vepër imigracioni më 20 maj dhe mori një dënim me 4 vjet dhe 7 muaj izolim.

Elezaj, i fundit i grupit, u shpall fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 3 vjet e 6 muaj pas një gjyqi pesë-javor.

Operacioni kundër Bandës së Krimit të Organizuar me bazë në Oksford filloi në prill 2022 dhe zbuloi kultivim të konsiderueshëm të drogës në të gjithë vendin.

Një aspekt kyç i operacioneve të grupit ishte kontrabandimi i emigrantëve nga brigjet e Dunkirk në Francë, për në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur varka të vogla apo gomone.

U zbulua se si Meta ashtu edhe Kodra luajtën role të rëndësishme në organizimin e të paktën tre kalimeve të emigrantëve më 16 gusht 2022.

Në këtë operacion trafikimi janë përfshirë 49 persona, përfshirë pesë fëmijë nën moshën dhjetë vjeç. Inspektorja Natalie Hall e Njësisë së Drogave dhe Krimit të Organizuar të Rënda dha disa informacione.

Ajo tha:

“Vetëm për fat të mirë që personat e futur ilegalisht në vend në këtë rast nuk u dëmtuan, falë veprimeve të shpejta të rojës bregdetare. Ky dënim vetëm pasqyron seriozitetin e krimit të organizuar të imigracionit".

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona