EMRAT/ Goditet kultivimi i kanabisit në Vaun e Dejës, në pranga i riu dhe një 34-vjeçar

EMRAT/ Goditet kultivimi i kanabisit në Vaun e Dejës, në pranga i riu dhe një 34-vjeçar

Operacioni

Arrestohen Luljan Kolaj 23 vjeç dhe Sokol Marashi 34 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike që kishin kultivuar në fshatin Koman.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, pas një pune hetimore disajavore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Waves”, për dokumentimin e plotë të këtij rasti, ku u konstatuan 156 bimë të dyshuara narkotike, që u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?