Pas emërimit të Ardi Veliut në krye të Policisë së Shtetit, posti i Drejtorit të Policisë Tiranë mbetet vakant. Burime të Report TV nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se dy janë kandidatët për të drejtuar uniformat blu në kryeqytet.
/Shqiptarja.com
Gentjan Shehaj Drejtor i Policisë Vlorë dhe Alfred Çepe, Drejtor i Policisë së Durrësit, janë dy emrat më të përfolur për të drejtuar Policinë e Tiranës. Gentjan Shehaj dhe Alfred Çepe vijnë nga një karrierë e gjatë në Polici dhe kanë gradën për të drejtuar Policinë e Tiranës.
Report Tv ka mësuar gjithashtu se Ardi Veliu pritet të bëjë emërimin e Drejtorit të Policisë së Tiranës brenda kësaj jave.
Kandidatët që mund të pasojnë Ardi Veliun:
Gentjan Shehaj - Drejtor i Policisë Vlorë
Alfred Çepe - Drejtor i Policisë së Durrësit
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com










