Do të qëndrojnë në burg anëtarët e bandës Helidon Marku, Indrit Tagani, Erjon Zekaj, Saimir Arçi, Aldo Vruçaj dhe Aleksandër Matoja. Ndërkohë, është caktuar 'arrest me burg' me afat 30 ditë për anëtarin Kristjan Ujkaj.
Operacioni policor u finalizua ditën e shtunë, ku u sekuestruan 2.2 kg kokainë dhe në pranga ranë shtetasit:
Të arrestuar
1. Helidon Marku, 42 vjec, banues në Shkodër, person i dënuar disa herë për vepra të rënda penale.
2. Indrit Tagani, 30 vjec,banues në Shkodër.
3. Erjon Zekaj, 31 vjeç, banues Koplik i Sipërm, Malësia e Madhe.
4. Saimir Arçi, 31 vjeç, banues në Shkodër.
5. Aldo Vruçaj, 28 vjeç, banues në Shkodër.
6. Kristjan Ujkaj, 31 vjeç, banues në Shkodër.
7. Aleksandër Matoja, 31 vjeç, banues në Shkodër.
Në kërkim
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit H.K, 26 vjeç, banues në Shkodër.
Gjatë operacionit u sekuestruan:
• 2 kilogramë e 237.6 gramë kokainë
• 3 automjete Audi Q5, Ford "Fiesta” dhe BMW
• 10 telefona celulare të markave te ndryshme
• 489.000 leke , 635 Dollare dhe 280 Euro
Te arrestuarit duke u shoqeruar nga policia sot ne Gjykaten e Shkodrës
VIDEO/Operacioni i Policise Shkodër per goditjen e grupit të drogës
d.c./shqiptarja.com











