Emrat, pergjimet, akuzat

Ne perfundim te ketij hetimi, prokuroria ka derguar per gjykim:

Hajri Elezaj
Iljas Fisheku
Bledar Rama
Edmond Ferraj
Dashamir Kasaj
Arian Daci
Flamur Merkaj
Genci Prence
Fadil Abdurrahmani
Kadri Hajredini
Vladimir Koteci
Reshat Aleksi
Gazmend Serjanaj
Fatmir Kaja
Nikollaq Llozi
personit juridik “Euroil Sha” me NIPT K52302801C

Pjese nga pergjimi i telefonatave


Ladi: Fol me Gencin fol me kta me kthe nje pergjigje.
Martini: Ladin dhe Reshatin i kam ktu.
Ladi : e takoji ata thuj sic ka then Flamuri Ballsh atje vulosu kaq nuk njofim vetem Bledin njofim nuk njofim njeri tjeter e kuptove.
Martini : ne emer te kujt eshte makina.
Ladi: ore makinen le ta thone ata makinen JO GOLEM asnjehere.
Martini : e di e di.
Ladi; vetem Ballsh Vlore.


Referuar procesverbalit te kontrollit dt. 11.03.2011 rezulton se gjate kontrollit te zyres se shtetasit Iljas Fisheku te ndodhur ne Golem, ne prani te punonjesve Fatmir Kaja dhe Nikollaq Llozi eshte gjetur dhe marre me cilesin e proves materiale nje dosje jeshile me mbishkrimin “anijet faturat shoqeruese” brenda se ciles jane ndodhur 19 fatura shoqeruese malli. 18 prej ketyre faturave jane fatura te cilat kane te bejne me transportin e Virgin Naftes.

Nga hetimi rezulton e provuar se shtetasi Iljas Fisheku ka ndihmuar shtetasin Hajri Elezaj qe ky i fundit te perfitonte ne menyre te padrejte ne dy menyra duke perfituar rimbursim te tvsh per eksportet fiktive si dhe duke perfituar nga shitja e virgin naftes ne tregun e brendshem si karburant shtetasve apo institucioneve shteterore. Shtetasi Iljas Fisheku ka vene ne dispozicion automjetet per kryerjen e transportit te naftes virgin, depozitat dhe pikat e shitjes se karburantit , si dhe dy magazineret punonjes te tij Fatmir Kajen dhe Nikollaq Llozin. Pa kete infrastruktur te ofruar nga i pandehuri Iljaz Fisheku si dhe pa ndihmen e dhene nga i pandehuri Bledar Rama, i pandehuri Hajri Elezaj nuk do te kishte mundur te kryente vepren penale per te cilen ai akuzohet.

Te pandehurit te cilet kane transportuar virgin naften te pyetur me cilesin e personave qe ka dijeni per rrethanat e hetimit kane deklaruar se per te kryer kete transport jane ngarkuar nga Iljas Fisheku. Konkretisht i pandehuri Genci Prenci ka deklaruar se :

“Deklaroj me bindje te plote se faturat jane firmosur nga ana ime. Edhe ne kete rast une jam kontraktuar nga Bledar Rama dhe kam bere brenda dites transportin e Virgin Naftes nga Ballshi per ne Vlore”.

Te njejtin deklarim kane bere dhe te pandehurit e tjere te cilet kane pasur cilesin e transportuesit te virgin naftes.

- Nga hetimi ka rezultuar se mjetet e drejtuara nga te pandehurit Flamur Merkaj, Genci Prence, Fadil Abdurrahmani, Kadri Hajredini, Vladimir Koteci, Reshat Aleksi , Gazmend Serjanaj, te ngarkuara me vergine – nafte, sipas faturave tatimore te shitjes te vitit 2009 (te sipercituara), nuk kane hyre ne doganen dhe portin e Vlores ne datat e pasqyruara ne keto fatura.

- Nga hetimi dhe vecanerisht pergjimet e bisedave telefonike rezulton e provuar se shtetasi Iljaz Fisheku ka udhezuar shoferet transportues te virgin naftes lidhur me faktin se cfare ata duhet te deklarojne kur te pyeten ne Prokurorine e Rrethit Tirane.

Konkretisht Iliaz Fisheku gjate komunikimeve date 26.01.2011 me poseduesin e nr. te tel. 0682526301 te pandehurin Fadil Abdurrahmani(shofer) me dt.31.01.2011 i thote: e fol me Martinin, Flamurin, Gencin, Bakun ca kan then kta thuj dhe ti.

- Gjithashtu shtetasi Iliaz Fisheku gjate bisedes me poseidusin e nr. tel. 0682270020 shtetasin Gazmend Serjani (shofer) i thote: mir takohu me Bakun dhe Flamur Merken ca kane thene ata thuaj dhe tij…. te vulosur, te peshuar, ne kandar dhe asgje tjeter.

- Gjate bisedes dt. 31.01.2011 shtetasi Iliaz Fisheku i thote shtetasit Genci Prenci : po lere ca ka ai ti nga goja jote nuk njoh njeri thoj mos kallezo me tutje kupton….. o po do takuar o lummadh duhen mesuar se sben sonte ata ne cdo ore.

- Gjate bisedes dt. 31.01.2011 i pandehuri Iliaz Fisheku i thote te pandehurit Genci Prence : po lere ca ka ai ti nga goja jote nuk njoh njeri thoj mos kallezo me tutje kupton….. o po do takuar o lummadh duhen mesuar se sben sonte ata ne cdo ore.

Pervec sa me lart sqarojme se ne date 11.03.2011 pikerisht diten kur eshte ekzekutuar masa e sigurimit “arrest ne burg” ne ngarkim te shtetasit Iljas Fisheku jane kryer komunikime telefonike midis dy punonjesve te shtetasit Iljas Fisheku, qe jane shtetasit Fatmir Kaja dhe Nikollaq Llozi .

Konkretisht ne kete date ne oren 22.10.40 shtetasi perdorues i nr. te tel. 0695812717 ka derguar mesazh ne drejtim te nr. te telefonit 0672066011 perdorues i te cilit eshte eshte shtetasi Nikollaq Llozi dhe i ka thene “ shko ne Golem dhe hiq dokumentat nga zyra sonte”

Rreth ores 02:41 i pandehuri Fatmir Kaja perdorues i telefonit nr. 0692097243 i ka derguar mesazh shtetasit Agim Toska (dhender i Iljas Fishekut) perdorues i nr. te telefonit 0682097234 dhe i ka thene “ Gjall vdfk zhduk librat”.

Udhezimet e dhena nga i pandehuri Iljas Fisheku jane zbatuar me perpikmeri nga drejtuesit e automjeteve fakt ky qe provohet me procesverbalet e pyetjes se ketyre personave te administruara ne dosje.

Ne kushtet kur kjo sasi virgin nafte e ngarkuar ne KPTHN Ballsh nuk eshte eksportuar jashte vendit dhe nuk ndodhet gjendje ne magazinat e Euroil Sha, konkludojme se ky nenprodukt ka pasur si destinacion tregun e brendshem duke u shitur ne menyre te kundraligjshme si karburant me pasoje demtimin e interesave te shtetit dhe te shtetasve te cileve ju eshte shitur karburant i nje cilesi te ulet ne raporte me cmimin me te cilen ai eshte shitur.

Te pandehurit Flamur Merkaj, Genci Prence, Fadil Abdurrahmani, Kadri Hajredini, Vladimir Koteci, Reshat Aleksi , Gazmend Serjanaj, Fatmir Kaja dhe Nikollaq Llozi kane pasur dijeni lidhur me aktivitetin kriminal te kryer nga shtetasit Hajri Elezaj, Iljas Fisheku dhe Bledar Rama. Duke mos kallezuar ne organin kompetent keto shtetas kane konsumuar elementet e vepres penale te moskallezimit te krimit.

Sic theksuam edhe me larte praktikat doganore dt. 10.02.09 dhe dt. 28.02.2009 permbajne te dhena te rreme persa i perket faktit te pasqyruar ne kete dokumentacion te eksportimit te afersisht 17 mije ton virgin nafte jashte vendit. Referuar shkreses nr. 577 /1 dt. 23.02.2011 se deges se Doganes Vlore rezulton se i pandehuri Edmond Ferraj ka qene ne pozicionin e doganierit te kontrollit fizik. Gjithashtu vula rrethore me nr. 341014 e ndodhur ne dy deklaratat e mesiperme doganore i perket punonjesit te doganes Edmond Ferraj. Ky i fundit ne keto dy deklarata ka vendosur shenimin “vizual ok”. Shtetasi i arrestuar ka deklaruar se shenimi “vizual OK” nuk do te thote kontroll fizik i anijes, por eshte pare nga ana vizuale anija. Ky fakt i deklaruar nuk qendron pasi referuar deklaratave te eksportit te datave, 10.02.2009 dhe 28.02.2009 rezulton se ne rastin e pare ( date 10.02.2009 ) sipas deklarates doganore eksporti eshte bere me anijen Rita – S. Nga verifikimi i regjistrave kjo anije ka qene ne port, por nuk eshte ngarkuar.

Ne rastin tjeter sipas deklarates doganore te eksportit te dates 28.02.2009, eksporti eshte bere me anijen Calitea. Nga verifikimi ne regjistra kjo anije nuk ka mberritur asnjehere ne portin e Vlores gjate 6 – mujorit te pare te vitit 2009.

Referuar shkreses nr. 14826/1 dt. 14.09.2011 te ardhur nga DPD rezulton se ne daten 10.02.2009 qe i perket njeres per deklaratave doganore falso, jane derguar me sherbim ne portin detar Vlore per kryerjen e sherbimit dhe kontrollit te anijeve dhe mallrave punonjesit e antikontrabandes si me poshte:

Nga data 08.02.2009 deri me date 15.02.2009 punonjesit:
1. 1. Konstandin Doko.Inspektor i antikontrabandes.
2. 2. Ilir Hasani Inspektor i antikontabandes.
3. 3. Rakim Bajraktari me detyres motorrist.
4. 4. Arjan Daci me detyre pergjegjes grupi.

Per te gjitha levizjet e anijeve si hyrjet, daljet, kontrollet etj. grupi i antikontrabandes ka patur per detyre te raportonte prane Qendres Operative ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave e cila i regjistron te gjithe raportimet e bera. (shkresa nr. 14749/1 dt.08.09.2011 e DPD). Referuar rregullores per degen e antikontrabandes detare eshte detyre e pergjegjesit te grupit per realizimin e veprimtaris operative dhe raportimin e kesaj veprimtarie ne sallen operative dhe ne qender.

Lidhur me eksportin qe mban daten 10.02.2009 prane D.P.D jane sekuestruar dokumentat qe pasqyrojne veprimtarin e punonjesve te antikontrabandes detare. Konkretisht:

1. Informacion i perpiluar me shkrim dore qe mban daten 15.02.2009. Ky informacion i drejtohet shefit te Antikontrabandes Tirane. Informacioni pasqyron aktivitetin lidhur me sherbimin dhe kontrollin e anijeve dhe mallrave ne portin detar Vlore te kryer nga grupi i antikontrabandes per periudhen 1 javore. (08.02.2009 dhe 15.02.2009). Ne kete informacion eshte shenuar me shkrim dore nder te tjera se:

” me subjektet qe kemi kontrolluar nuk ka patur probleme, grupi ka ndjekur dinamiken e anijeve tregtare dhe atyre te peshkimit per gjate gjithe javes… Me dt.10.02.2009 u krye praktika dhe kontrolli ne anijen Rita.S me benzin te paster nga pontili Triport Vlore 2625 Ton pa problem”.

Referuar aktit te ekspertimit grafik nr.61/3 dt. 31.10.2011 rezulton nder te tjera se firma nen emer mbiemer ”Arian Daci” , ne fund te dokumentit te sipercituar eshte shkruar nga shtetasi Arian Daci.

Duke pasur parasysh se cdo informacion duhej te raportohej ne D.P.D eshte verifikuar nese eshte bere raportimi ne lidhje me informacionin e sipercituar. Informacioni i pasqyruar si me siper eshte raportuar ne qendren operative te Drejtoris se Pergjithshme te Doganave. Ky raportim pasqyrohet ne dokumentin ”raport operativ te linjes se detit”. Ky dokument eshte sekuestruar prane D.P.D dhe eshte perpiluar nga punonjesi i salles operative Igli Petrela i cili ka shpjeguar se ne dokumentin e sipercituar ai pasqyronte informacionin qe i raportonin grupet e antikontrabandes.

Persa me siper i pandehuri Edmond Ferraj me cilesin e doganierit te kontollit fizik si dhe i pandehuri Arjan Daci me cilesin e pergjegjesit te grupit te antikontrabandes kane konsumuar elementet e verpes penale te falsifikimit te dokumentave nga personi qe ka per detyre te leshoj dokumentin. Keta persona me dashje secili me vete kane pasqyruar te dhena te rreme ne dokumentacionin qe kane pasur per detyre te plotesojne. Ndersa fakti i rreme i pasqyruar nga i pandehuri Edmond Ferraj ka te beje me te dy praktikat doganore, fakti i rreme i pasqyruar nga i pandehuri Arian Daci ka te beje vetem me kryerjen e praktikes doganore dt 10.02.2009 te kontrollit lidhur me anijen Rita S. Nga hetimet e kryera si dhe pyetja e pjesetarve te tjere te grupit te antikontrabandes konkretisht te shtetasve Ilir Hasanaj dhe Konstandin Doko rezulton se ata nuk kane kryer kontroll ne anijen Rita S ne portin e Vlores apo ne Pontil per daten 10.02.2009.

I Pandehuri Hajri Elezaj me cilesin e Drejtorit te Pergjithshem te Shoqeris Euroil me shkresen nr. 126 date 15.04.2009 ka kerkuar rimbursim te TVSH-se kreditore ne vleren 216.400.076 leke e pasqyruar ne rubriken nr. 21 te FDP (formular i deklarimit te pageses se tvsh) e muajit mars.

Referuar shkreses nr. 70931 dt. 27.04.2009 te Drejtoris se Perpunimit dhe Menaxhimit te te ardhurave prane Drejtoris Rajonale Tatimore Tirane eshte urdheruar kontrolli ne vend per saktesimin e shumes se kerkuar per rimbursim nga shoqeria Euroil. Ne koken e kesaj shkrese se sipercituar eshte sigluar me shkrim dore “Duke qene se kjo shoqeri eshte planifikuar per vizite fiskale nga sekt.nr.5 kjo shkrese te trajtohet nga sektori nr.5 me Z.Kujtim Osmanej dt. 26.05.2009”.

Fakti i planifikimit te nje programi kontrolli per vizite fiskale ne subjektin “Euroil sha” provohet me shkresen nr 7093/2 dt.27.05.2009 dhe programin e kontrollit bashkengjitur kesaj shkrese. Sipas ketyre shkresave rezulton se ky kontroll do te kryhej nga inspektori i kontrollit tatimor z. Dashamir Kasaj duke filluar nga data 26.05.2009. Sipas programit te kontrollit pikat ku do te mbeshtetej kontrolli do te ishin nder te tjera:

- Kontrolli i blerjeve dhe deklarimi i tyre ne librat e blerjeve, saktesimi i importeve dhe blerjeve brenda vendit per llogari te kreditimit te Tvsh-se.
- Kontrolli i shitjeve te tatueshme, saktesimi i tyre per llogari te Tvsh-se se mbledhshme. Te verifikohet saktesia e perpilimit te faturave tatimore dhe regjistrimit te tyre ne librin e shitjeve dhe deklarimet ne FDP.
- Verifikimi i situates kreditore te TVSH-se dhe faktoreve qe ndikojne.

Referuar materialit te administruar ne dosje rezulton se kontrollet e sipercituara jane ushtruar nga inspektori i Drejtoris se Kontrollit ne Drejtorin Rajonale Tatimore te Njesis Tatimpaguesve te Medhenj i pandehuri Dashamir Kasaj. Ky i pandehur ka perpiluar raportin e kontrollit mbajtur ne zbatim te shkresave te sipercituara. Pavaresisht se nje nga objektet e kontrollit ishte saktesimi i shumes se rimbursueshme te tvsh-se per periudhen tatimore 1 prill 2008 deri ne 31 mars 2009 nga hetimi rezulton se personi nen hetim ka pasur per detyre dhe kontrollin e blerjeve dhe deklarimin te tyre ne librat e blerjeve.

Nga hetimi rezulton se sasite e munguara te raportuara te eksportuara si shitje totale deri me 28.02.2009 jane raportuar blerje nga shoqeria Euroil nga data 61.04.2009 deri me date 31.12.2009. ne sasin totale 13.437.38 ton. Pra kjo shoqeri ka raportuar shitje si eksporte deri ne 28.02.2009 pa pasur blerje dhe ka raportuar blerje nga dt. 06.04.2009 deri me dt. 31.12.2009. Inspektori i tatimeve shtetasi Dashamir Kasaj gjate kontrollit te ushtruar ka pasur mundesi te kontatoj diferencen midis sasis se blere dhe sasis se shitur (te pasqyruar ne deklaratat e eksportit). Ai ka pasur dijeni se subjekti ka pasur gjendje virgin najte 3175 tone me date 31 12.2008 (fq 2 e raportit te kontrollit) dhe se blerja e vetme qe ky subjekt ka bere deri me date 31.03.2009 ka qene ne dt. 15.01.2009 ne sasin 2821.09 (pasqyre e blerjes bashkengjitur praktikes se kontrollit perpiluar nga inspektori Dashamir Kasaj). Ky person ka pasur dijeni se subjekti ka bere nje deklarat eksporti per nje sasi te pablere deri me 31 mars 2009. Dijenia e tij provohet me shkresen nr. 7220/4 dt. 18.08.2009 te Drejtoris se Pergjithshme te Doganave sipas te ciles ky institucion njofton per deklaraten e eksportit dt. 28.02.2009. Personi nen hetim ka pasur per detyre saktesimin e ketij eksporti fakt ky i provuar me shkresen nr. 11412 dt. 20.10.2009 si dhe me siglimin e vendosur ne koken e shkreses nr. 7120/4 dt 18.08.2009 te D.P.Doganave.

Ne funksion te rregullt te detyres nga ana e inspektorit te kontrollit duhej te behej rakordimi i deklarimeve te ardhura nga dogana ku perfshihej dhe deklarata e dates 28.02.2009 me deklarimin e bera nga shoqeria ku ne kete deklarim futet libri i shitje blerjes, FDP e muajit shkurt dhe deklarata doganore e eksportit. Me date 02.11.2009 inspektori Dashamir Kasaj ka perpiluar shkresen nr. 11412/5 dt. 02.11.2009 sipas te ciles rezulton se ka perputhje te deklarimeve te Doganes me ato te shoqerise per eksportet e ketij subjekti. Persa me siper ky i pandehur ka konsumuar vepren penale te shperdorimit te detyres parashikuar nga neni 248 i K.Penal. (marre nga Gazeta IDEA)

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online