Pas izolimit ditën e djeshme, zjarri në Abaze është fuqizuar sërish dhe ka përparuar gjatë natës.
Flakët u janë afruar banesave duke bërë që disa banorë të largohen. Ato janë veç 10 metra larg shtëpive, por fatmirësisht ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter. Në lagjen Boje raportohet që vatra të jetë shuar.
Ndërkohë vijon edhe djegia e vendgrumbullimit të mbeturinave në fshatin Kameras.
Në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër, ka nisur ndërhyrja me avionin ‘Air Tractor’ për shuarjen e zjarrit.
Në Mallakastër vijon puna për izolimin e vatrës në masivin pyjor Lofkënd-Ngraçije dhe Gjinoqare, ku janë aktivizuar rreth 70 forca zjarrfikëse.
Në Tiranë, 3 vatra zjarri u shfaqën pasditen e së mërkurës fshatin Daias mes Lundrës e Priskës.
Flakët rrezikuan edhe jetën e zjarrfikësve gjatë betejës së mbrëmjes së shkuar, ku asistuan edhe dy helikopterë.
Në një lidhje telefonike për Report Tv, Prefekti Shkëlqim Hajdari, tha se është bërë evakuimi i 10 familjeve. Zjarri ka kaluar në 2 a 3 objekte të pabanuara që janë djegur.
Ndërkohë helikopterët punuan edhe mbi tunelet e Qafë-Mollës, ndërsa një grup zjarrfikësish ndërhynë në Priskë të Madhe. Fatmirësisht në këto zona nuk ka pasur rrezik për banesat.
Lajm në përditësim...

Në Mallakastër vijon puna për izolimin e vatrës në masivin pyjor Lofkënd-Ngraçije.
Në Gjinoqare, strukturat po operojnë por zjarri ka zgjeruar perimetrin, megjithëse intensiteti është më i vogël. 70 forca janë aktivizuar në këto operacione.
Lufta me zjarret në Lurë vijon pa ndërprerje. Siç tregojnë pamjet me dron të siguruara nga Report Tv, një avion ‘Air Tractor’ ka nisur tashmë ndërhyrjen nga ajri mbi masivin me pishë të zezë dhe bredh në këtë Park Kombëtar.











Komente
Komento