Report Tv zbardh emrat, kush janë 2 vëllezërit, vrasja e të cilëve u planifikua nga shefi i Krimeve Dedan Gjoni dhe 3 anëtarët e grupit kriminal

Dy prej të arrestuarve nga SPAK për pjesëmarrje në grup kriminal, Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të tentuar vrasjen e 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se dy vëllezërit që kanë dashur të vrasin janë Albert dhe Edmond Nela nga Kukësi dhe dyshohet se shkak ishte bërë konflikti për trafikun e lëndëve narkotike.

Gjithashtu sipas SPAK në këtë tentativë është përfshirë edhe i kërkuari tjeter Ismail Zeneli, po ashtu akuzohet për sigurimin e kushteve dhe materialeve për vrasje në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal kundrejt dy vëllezërve Albert dhe Edmond Nela.

Në një shkrim të publikuar nga ‘BBC’ më 22 maj 2013, flitet se vëllezërit shqiptarë, janë në kërkim për vrasjen e Xhem Krasniqit në Hove në Britaninë e Madhe.

‘Xhem Krasniqi, 31 vjeç, nga Shqipëria, është qëlluar me plumb në bark në rrugën e Kishës. Vëllai dhe nipi i tij gjithashtu u qëlluan, por nuk u kapën nga plumbat. Policia tha se të shtënat mund të kenë qenë pjesë e një mosmarrëveshjeje mes dy familjeve. Oficerët besojnë se personi i armatosur ishte Edmond Nela, 30 vjeç, i cili ka dy shtetësi britanike dhe shqiptare. Në kërkim është edhe vëllai i tij Alberti, 34 vjeç.’- thuhet ndër të tjera në shkrimin e BBC, maj 2013.

Ismail Zeneli, besonte se në vitin 2013, vëllezërit Nela, i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe. Dhe që shumë vite më pas, Ismail Zeneli mendonte se kishte ardhur koha të hakmerrej. Dhe të porosiste vrasjen e tyre.

Sipas SPAK Dedan Gjoni është në akuzë për ‘Trafik narkotikësh’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe 'Shpërdorim detyre'. Grupi i goditur të hënën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohet se bënin pjesë dhe ish zyrtarë apo oficerë të policisë, rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri.

Një tjetër oficere e policisë, e cila punonte në drejtorinë e Kufirit Jonida Babameto, është lënë nën masën “detyrim paraqitje”. Mes personave në kërkim është Ervin Mata, një emër i njohur, i cili dhe më parë ka qenë i dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës. Ish zyrtari i policisë Breçani dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

Nga 11 persona për të cilët ishin lëshuar urdhra arresti, u kapën vetëm 5 prej tyre, ndërsa të tjerët rezultojnë të jenë jashtë Shqipërie. Në pranga përfundoi ish zëvendës Drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani; drejtuesi aktual i Hetimit të Krimit në Komisariatin 6 në Tiranë Dedan Gjoni; Bujar Gërmizi, një personazh, i cili dyshohet të ketë aktivitet të ndjeshëm në trafikun e drogës, si dhe Besmir Murati, i lidhur ngushtë me Gërmizin.

Të arrestuar
1-Erzen Breçani, ish-zv/drejtori i Sigurisë në Policinë e Tiranës
2-Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6
3-Bujar Ajezi (Gërmizi), emër i njohur i botës së krimit në Kukës
4 Besmir Murati
Masë 'detyrim paraqitjeje'
5-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit
Në kërkim (nuk ndodhen në Shqipëri) 
6- Ismail Zeneli
7-Ervin Mata - biznesmen 
8-Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
9-Bajram Grabova 
10-Artan Sulejmani
11-Albert Prenga

Akuzat e SPAK
-Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje
-Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit
-Prodhimi dhe shitja e narkotikeve, Trafikimi i narkotikëve
-Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale
-Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:18
Dosja e SPAK: Zbardhet pse Ismail Zeneli donte të vriste vëllezërit Nela në Britani

1700668529_xhemkrasniqialbertnelaedmondnela.jpg

Edmond Nela, Albert Nela dhe Xhem Krasniqi

Është zbardhur dosja e plotë hetimore për grupin e narkotrafikut nga Amerika Latine në drejtim të Evropës, goditur së fundmi nga SPAK, ku në pranga ranë disa persona, mes tyre zyrtarë dhe ish zyrtarë policie.

Grupi i strukturuar kriminal nuk kujdesej vetëm për trafikimin e lëndëve narkotike, por edhe të lante disa hesape të vjetra. Ky ishte rasti me vëllezërit Nela, për të cilët Ismail Zeneli, besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain  me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.

Dhe që shumë vite më pas, Ismail Zeneli mendonte se kishte ardhur koha të hakmerrej. Dhe të porosiste vrasjen e tyre.

Episodi në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve Edmond dhe Albert Nela: Më datë 18 Maj 2013, rezulton se në rrugën ‘Church Road’ në qytetin e Kentit në Angli, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Xhem Krasniqi me kombësi shqiptare. I cili ka mbetur i plagosur në pjesën e barkut dhe disa ditë më pas ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Në momentin që u qëllua me armë zjarri, Xhem Krasniqi ishte i shoqëruar nga nipi i tij, shtetasi Kelmend Murataj dhe vëllai i tij, shtetasi Ismail Zeneli.

Autorë të dyshuar për këtë ngjarje kanë qenë shtetasi shqiptar Edmond Nela, i cili pas një gjykimi në Mbretërinë e Bashkuar, u shpall i pafajshëm, si dhe në momentet e para u kërkua nga policia e Sussex edhe vëllai i tij.  Në vitin 2020, shtetasi Ismail Zeneli alias Luan Sadria, ka komunikuar me shtetasin Bujar Ajeti alias Bujar Gërmizi. Nga bisedat dyshohet se Ismail Zeneli ka qenë i interesuar në gjetjen dhe vrasjen e vëllezërve Albert dhe Edmond Nela, me qëllim hakmarrjen për vrasjen e vëllait të tij Xhem Krasniqi alias Guximtar Sadria dhe për realizimin e qëllimit kriminal ka kontaktuar shtetasin Bujar Ajetin.  Shtetasi Ismail Zeneli ka kryer disa takime me shtetasin Bujar Ajeti në Shqipëri dhe gjithashtu ka kryer disa veprime me qëllim identifikimin e banesës së vëllezërve Nela.

Ky është edhe momenti kur në lojë për sigurimin e informacioneve për vëllezërit Nela futet edhe Dedan Gjoni. Deri para arrestimit, shef i krimeve në komisaratin nr 6 në Tiranë.

“Bujar Gërmizi, ka krijuar nëpërmjet përdoruesit JTD0FN, kontakt me punonjësin e policisë Dedan Gjoni, identifikuar si përdorues i Sky EÇ DM16CF, me të cilin ka vënë kontakt dhe nëpërmjet tij ka arritur të gjejë adresa dhe automjete nga sistemit e Policisë së Shtetit për vëllezërit Albert dhe Edmond Nela. Ismail Zeneli i dërgon Bujar Gërmizit disa foto të sistemeve që përdorim agjencitë ligjzbatuese, konkretisht dy fotografi personash të ngjashme me fotografitë që paraqiten në sistemin TIMS, si dhe disa fotografi të rubrikës së hyrje-daljeve të sistemit TIMS për poseduesin e dokumentit të udhëtimit 50 7415890- GB dhe 524910311-GB po ashtu dërgon një fotografi të sistemit E-Gjoba ku evidentohet targa AA892IA dhe pronari i mjetit, Albert Beqir Nela”, thuhet në dosje.

Teksa dërgon këto fotografi, HFNERI në orën 08:15, shtetasi Ismail Zeneli i shkruan që: I pasna patur aty…. Moter…. Edhe nga Luton… Me avion….Noshta a në Kosovo….O ka dal anej e ka hy ne këmb…Dhelpra jan…Jan shumë tinzak…’.  Atij të voglit me ja hup b… o mik, njanit, cilit të vije. Ky i vogli a kupton, është bash ai kryesori, tash të shofim…..

Por Ismail Zeneli nuk e le me kaq. Edhe pse vëllezërit Nela shfaqen shumë rrallë në Shqipëri dhe qëndrojnë këtu në intervale të shkurtra kohore.  Ai ndërkohë interesohet te Besmir Murtati në Britaninë e Madhe, mos u gjej adresën vëllezërve./ BW

Ora 19:44
‘Besoj këtë radhë jemi në shenjë’, shefi i krimeve Dedan Gjoni ndihmonte kriminelët për vendndodhjen vëllezërve Nela, të cilët ishin në plan për tu vrarë

1700555668_11.jpg

Dedan Gjoni dhe Bujar Gërmizi

Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin nr.6 në Tiranë, është arrestuar nga SPAK për një sërë ngjarjesh kriminale, përfshirë edhe sigurimin e kushteve për vrasje.

Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht pjesë nga dosja, në të cilën zbulohet edhe roli i Dedan Gjonit. Shefi i Krimeve ka bashkëpunuar me personat në hetim Bujar Gërmizi dhe Ismail Zeneli, duke ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të sigurimit të kushteve, duke gjurmuar, identifikuar banesat dhe mbikëqyrur lëvizjet e vellezërve Emdond Nela, Albert Nela dhe Silvi Nela, me qëllim vrasjen e tyre.

Në bisedat sipas dosjes përfitohen të dhëna të ekzistencës së një konflikti mes tyre.

‘Personat nën hetim, interpretohen vetëm në drejtim të vrasjes së vëllezërve Nela’- thuhet në dosje.

Më tej Bujar Ajeti në marrëveshje me Ismail Zenelin janë investuar personalisht në gjetjen e banesave të Albert dhe Edmond Nelës, me qëllim gjetjen e tyre për t’i ekzekutuar.

Dedan Gjoni, në rolin e punonjësit të policisë ka përdorur sistemet e policie, në të cilat ka pasur akses për shkak të detyrës, në shërbim të Ismail Zenelit.

‘Rezulton se Dedan Gjoni ka vepruar në shkelje të plotë të detyrave funksionale dhe ka krijuar kushtet që mund të cenojnë jetën e personave Edmond dhe Albert Nela. (...). Dedan Gjoni ka qenë në dijeni të qëllimeve të Ismail Zenelit’- thuhet në dosje.

Në një bisedë në datën 24.02.2021 shprehet: Besoj kësaj radhe jemi në shenjë! Me qetësi do e marrim tani! Jemi në kokë!.

Sipas dosjes, Dedan Gjoni nuk ka pasur njohje të mëparshme me Ismail Zenelin, por në një periudhë të shkurtër kanë komunikuar së bashku, dhe kanë pasur si qëllim marrëjn e informacionit për vendodhjen e vëllezërve Nela.

Ora 17:08
Arrestimi i Erzen Breçanit/ Emri i njërit prej 4 të kërkuarve që jetojnë në Spanjë! Pjesë e grupit të trafikut të drogës nga Amerika Latine në BE

1700493363_spakhetonpartizanin.JPG

Një nga 6 personat e shpallur në kërkim është edhe 49 vjeçari Ismali Zeneli nga Shemria e Kukësit por që jeton në Spanjë mëson Report Tv.

Ismail Zeneli dyshohet për kryerjen e veprës penale të "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal në dy raste

Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 5 janar 2021 dhe sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18 shkurt 2021.

Gjithashtu ai dyshohet dhe për sigurimin e kushteve dhe materialeve për kryerjen e vrasjes në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar tinal në dëm të Albert e Edmond Nelës.

Ismail Zeneli akuzohet për

"Trafikim i narkotikëve", në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal

"Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal"

"Sigurimi i kushteve dhe materiale për te kryer vrasje", në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal

Ora 16:56
Planifikuan t’i ekzekutojnë, dy vëllezërit nga Kukësi në kërkim për vrasjen e Xhem Krasniqit në Britaninë e Madhe

1700668529_xhemkrasniqialbertnelaedmondnela.jpg

Edmond Nela dhe Albert Nela dy vëllezërit, emrat e të cilëve dolën në përgjimet e ‘Sky ECC’ në dosjen që po hetohet nga SPAK, pasi po planifikohej ekzekutimi i tyre nga Bujar Germizi, Ismail Zeneli e shefi i krimeve Dedan Gjoni, nuk janë të panjohur për policinë britanike.

Në një shkrim të publikuar nga ‘BBC’ më 22 maj 2013, flitet se vëllezërit shqiptarë, janë në kërkim për vrasjen e Xhem Krasniqit në Hove në Britaninë e Madhe.

‘Xhem Krasniqi, 31 vjeç, nga Shqipëria, është qëlluar me plumb në bark në rrugën e Kishës. Vëllai dhe nipi i tij gjithashtu u qëlluan, por nuk u kapën nga plumbat. Policia tha se të shtënat mund të kenë qenë pjesë e një mosmarrëveshjeje mes dy familjeve. Oficerët besojnë se personi i armatosur ishte Edmond Nela, 30 vjeç, i cili ka dy shtetësi britanike dhe shqiptare. Në kërkim është edhe vëllai i tij Alberti, 34 vjeç.’- thuhet ndër të tjera në shkrimin e BBC, maj 2013.

Xhem Krasniqi
Ora 15:48
‘Trafikoi 240 kg kokainë nga Brazili drejt Gjermanisë’ Report Tv zbardh bisedën e Ervin Matës në ‘Sky ECC’: Drogën na e kanë kapur në Frankfurt, do dalim në gazetë

Një bisedë e Ervin Matës, një prej 11 personave të kërkuar për operacionin e fundit të SPAK për trafikim droge nga Amerika Latine në drejtim të Europës, tregon dyshimet e tij se një sasi prej 250 kg kokainë e nisur nga Brazili i ishte kapur në Frankfurt. Zbërthimi i mesazheve në “Sky-ECC” çoi në goditjen e grupit që rezulton të jetë i përfshirë edhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri pjesë e së cilës dyshohen se janë zyrtarë të policisë dhe ish zyrtarë.

Gjatë bisedimeve në Sky ECC, Ervin Mata komunikon në gjuhë të huaj në shtator 2020 dhe nga biseda e zhvilluar dyshohet se ka trafikuar një sasi prej 250 kg lëndë narkotike nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Gjatë bisedës Ervin Mata u tregon bashkëpunëtorëve të tij se i është sekuestruar sasia prej 240 kg kokainë dhe se e gjitha pritet të dalë në media.

‘Rezulton se në muajin Shtator 2020, përdoruesi i SkyECC, i identifikuar si Ervin Luan Mata, bashkëbisedon në gjuhë të huaj në grup chat-in e emërtuar. Nga biseda e zhvilluar dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me përdorues të tjerë SkyECC, pjesëmarrës në grup chat, kanë trafikuar një sasi prej 250 kg lëndë narkotike kokainë nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main-Gjermani.

Lidhur me këtë bisedë, evidentohen edhe biseda të datës 29.09.2020 me përdorues të tjerë shqipfolës, ku shtetasi Ervin Mata i tregon që i janë kapur dhe sekuestruar një sasi prej 240 kg, sasi e cila lidhur me problematikën e nxjerrjes nga aeroporti dhe mbërritjen në Frankfurt diskuton edhe në grup chat-in. Me datë 29.09.2020, në orshtetasi Ervin Mata duke përdorur, komunikon me përdoruesin e paidentifikuar AOSHUI dhe i tregon që i janë kapur një sasi prej 240 kg në Frankfurt dhe të presë nesër që të dalë në gazetë.

Ata shkëmbejnë mesazhet: "...Ili un e shes me 35...

Ramazanit ma ka pagu 34. Ato mund ta dun dhe 'ner heletik Pom' (bashkëbisedimi në gjuhë të huaj!’- thuhet në pjesën nga dosja e siguruar nga Report Tv.

Ervin Mata nuk është arrestuar nga policia dhe besohet se prej kohësh, edhe pse nuk ka qenë i shpallur në kërkim për ndonjë vepër tjetër penale, nuk ka qenë në territorin e vendit tonë. Ai njihet për drejtësinë dhe opinionin publik në të ashtuquajturën masakra e ish-Bllokut të 4 tetorit 2018 ku mbeti i plagosur edhe i zhdukuri Ervis Martinaj.

Në të njëjtin operacion të SPAK, me vendim të Gjykatës së Posaçme u firmosën 11 urdhër-arreste dhe u arrestua ish-zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni, ndërsa në kërkim janë Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, dhe 4 të tjerë.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë