Nga të përjashtuar si të korruptuar në 'mentorë' të drejtësisë së re! Kush po e formon brezin e ri të gjyqtarëve dhe prokurorëve si pedagogë te 'Magjistratura'

Nga të përjashtuar si të korruptuar në 'mentorë' të drejtësisë së re! Kush po e formon brezin e ri të gjyqtarëve dhe prokurorëve si pedagogë te 'Magjistratura'

Foto ilustruese

Në qershor të vitit 2020, Komisioni i Vetingut përjashtoi për një periudhë 15-vjeçare nga drejtësia gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Amarildo Laçin. Vendimi erdhi pasi Laçi dha dorëheqjen nga sistemi duke evituar përballjen me procesin e Vetingut. Ish gjyqtari ishte ftuar më datë 19 maj 2020 në seancë dëgjimore, për t’u njohur me rezultatet e një procesi hetimi që ka zgjatur një vit e 5 muaj. Por, Laçi ka kthyer përgjigje se kishte dhënë dorëheqjen. Numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë dhënë dorëheqjen nga frika e Vetingut është rreth 90.

Por, ajo që e bënë të veçantë rastin e ish gjyqtarit Amarildo Laçin është fakti që Laçi figuron pedagog i brendshëm pranë Shkollës së Magjistraturës, shkollë nga e cila dalin gjyqtarët dhe prokurorët e rinj. Nuk ka ndonjë shkelje ligjore, por pyetja që ngrihet është: Një ish gjyqtarë i përjashtuar nga drejtësia, si dhe çfarë mund t’u mësojë studentëve të Magjistraturës, të cilët do të bëhen nesër gjyqtarë dhe prokurorë?

Pranë Shkollës së Magjistraturës është pedagog edhe ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Henrik Ligori, i përjashtuar gjithashtu drejtën për t’u riemëruar në një pozicion në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme, me vendim të Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Edhe pse kur Komisioni i Vetingut e ftoi për t’u paraqitur në seancë dëgjimore, Ligori tha se nuk e ushtronte më funksionin e prokurorit që në vitin 2018, Komisioni vendosi masën e përjashtimit për t’u rikthyer në sistem për 15 vite.

Në Shkollën e Magjistraturës jep mësim edhe ish anëtari i Gjykatës së Lartë, Perikli Zaharia, i cili ka marrë pjesë në mbylljen e dosjes së Lulzim Bashës për skandalin me Rrugën Durrës Kukës, por Zaharisë i mbaroi mandati që në tetor të vitit 2009.

Ndërkaq, prokurorë dhe gjyqtarë të shkarkuar nga Komisioni i Vetingut për pasuri të pajustifikuara, rezultojnë në listën e ekspertëve të aktiviteteve trajnuese pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021. Pjesë e listës figuron gjyqtarja e Tiranës Alma Hicka, e shkarkuar nga detyra për pasurinë dhe konflikt interesi, gjyqtari i Administratives,

Amarildo Laçi, i përjashtuar nga drejtësia për shkak të dorëheqjes nga frika e Vetingut, ish prokurori Bilbil Mete për shkak të dorëheqjes nga sistemi për të evituar Vetingun, prokurorja Elina Kombi, por që është shkarkuar në vitin 2022, ndërsa zonja Kombi rezulton eksperte trajnimesh për vitin akademik 2020-2021.

Pjesë e listës është gjyqtarja Lindita Sinanaj, e shkarkuar nga Vetingu për fshehje pasurie, gjyqtarja Manjola Bejleri e shkarkuar nga detyra për pasurinë, gjyqtarja Mariana Dedi (Shegani) e shkarkuar për probleme me pasurinë, gjyqtari Spiro Spiro i shkarkuar gjithashtu nga detyra për probleme me pasurinë, Valbona Pajo (Bala) etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rudi: 04/07/2024 07:56

    Sa gjysma è Amarildos te kishin shkolle politikanet ne Shqiperi! Nxenes ekselent dhe njeri ekselent! Ne shqiperi te bejn kriminel me zor,osé te lejn rrugeve

    Përgjigju
  • lleshi: 11/11/2022 09:01

    reforma ne zhdrejtesi pra mo...le pastaj kur te japin men neper emisione televizive...offffffffffffff

    Përgjigju
  • Altion: 11/11/2022 07:46

    I nxjerrin nga dera gjyqtaret edhe i fusin nga dritarja. Respekte Adriatik Super Gazetar je. Bravo

    Përgjigju
    • Turi: 12/11/2022 07:21

      ????????

  • Pali: 11/11/2022 05:28

    Ramen veni si mentor o Tiku. Per drejtesi, media, kuvend, qeveri....vetem Aiiiii

    Përgjigju
  • soni: 11/11/2022 02:45

    Po i korruptuari dhe mafiozi shkodrani Xhezair Zaganjori? A eshte me mesues per juristet e ri? 1 mije deri 3 mije € per provimin. Apo ka dale noter, per te perfeksionuar punen si mashtrues dhe ish sigurims e PPSH.

    Përgjigju
  • jozefina: 10/11/2022 23:47

    gentjan bejtja dretori i ri ne shkoder a tu ba namin tu zhvat bizneset

    Përgjigju
  • zahoja: 10/11/2022 23:44

    jam pronari dyshekve shkoder..erdhi dretori i ri qe ka ardh Genti e me kerkoj kafen nqose dan me punu..u detyraova me dhan zarfin

    Përgjigju
  • Eva: 10/11/2022 23:43

    Keshtu eshte kur e molen shtetin e su hyri gjemb ne kembe! Vazhdojne gezojne pasurite e vjedhura si me i miri dhe e dine qe jane te paprekshem. Bazhdojne KCK e mesojne brezin e ri si te jene me te rafinuar ne dhenien e drejtesise. Peshorja e drejtesise ne durat e "Maliqit". Dhe ne shohiom tragji komedine e "O c'u kenaqem!", qeshim se nuk mund te vajtojme dot!

    Përgjigju
  • Zaimi: 10/11/2022 19:55

    Ky Amarildo Laçi sa ishte gjyqtar ke Gj Administrative kërdinë ka bërë duke marrë pare në çdo proçes. Por fajet i ka Ben Rakipi dhe Sokol Sadushi. I pari ka bërë shumë gjyqe me Amarildon dhe i ka fituar të gjitha, ndërsa Sokoli ska faj e ka shokun e gruas

    Përgjigju
    • Ani shkoder: 10/11/2022 23:48

      gentjan bejtja a e more zarfin sot

  • Durresi: 10/11/2022 19:38

    Cfare pret,dardha nen dardhe bie... Puetni veten,kush e mbajti 40 vjet pushtetin ne Shqiperi dhe kujt i kaloi ne duar??? Dy zgjidhje keni,ose behuni njerez larg prej ketu,ose gjeni menyre parazitimi per te mbijetuar ne Shqiperi...

    Përgjigju
  • [email protected]: 10/11/2022 19:19

    Normal Vjedhje Plackitje deri ne vdekje hahahhahh

    Përgjigju
    • besoja: 10/11/2022 23:57

      ju q..grun e fatlindit tanve

  • Tironci: 10/11/2022 18:47

    Haj ne p..dh te nones te gjithe keta plena

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?