EMRI/ Dhunonte dhe kërcënonte me vrasje gruan, në pranga një 46-vjeçar, në shtëpi me kallashnikov

EMRI/ Dhunonte dhe kërcënonte me vrasje gruan, në pranga një 46-vjeçar, në shtëpi me kallashnikov

Foto ilustruese

DIBËR-Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga uniformat blu të Dibrës, i akuzuar për dhunë ndaj bashkëshortes, të cilën e kërcënonte edhe me vrasje.

Policia njofton se parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes. 46-vjeçarit Emri Puci iu gjet në banesë edhe një armë zjarri automatik dhe 18 fishekë.

"Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe disa fishek, më të cilën kishte kanosur për vrasje bashkëshorten e tij.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 46 vjeç, banues në Dibër.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale 'Armëmbajtja pa leje', 'Dhunë në familje'", thuhet në njoftimin e policisë.

Arma e sekuestruar nga policia në shtëpinë e 46-vjeçarit 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)