EMRI/ Grabiti mijëra paund bizhuteri,  42-vjeçari shqiptar del para Gjykatës në Londër

EMRI/ Grabiti mijëra paund bizhuteri,  42-vjeçari shqiptar del para Gjykatës në Londër

Një shtetas shqiptarë do të dal para gjykatës në Londër pasi akuzohet se ka kryer dhjetra vjedhje banesash  ku e fundit kishte kapur vlerën e 90 000 paundëve.  Sipas mediave britanike shqiptari akuzohet gjithashtu për vjedhje e të paktën 6 banesave në zonën e pasanikëve të Londrës në Jug-Perëndim.

Shqiptari është identifikuar si shtetasi, Asdrit Kapaj 42 vjeç dhe thuhet se objektivi i tij ishin vetëm bizhuteritë që gjente në vilat e pasanikëve në  jug-perëndim të Londrës, ku vetëm një shtëpi kap vlerën e 6 000 000 paundëve.

“Ai është akuzuar në vazhdën e një hetimi të specializuar të policisë, që shqyrtoi një seri vjedhjesh, veçanërisht në zonat e pasura të wimbledonit. I pandehuri shënjestronte zona specifike dhe vjedhjet kryheshin vetëm netëve, mes orës 19 të darkës dhe 5 të mëngjesit. Kapaj zhvillonte kërkime të imtësishme kur hynte në shtëpi, e pasi merrte ç’kishte për të marrë i linte gjërat në pozicionin e mëparshëm, duke bërë që viktimat të mos zbulonin se ishin vjedhur. Ai kërkonte veçanërisht bizhuteri dhe para të thata”, thotë prokurorja Mary Atera.

Pasi u arrestua autoritetet bënë me dije se Kapaj ishte i dënuar edhe herë të tjera për vjedhje. Mësohet se ai do të dal para gjykatë më 24 prill ku do të njihet me dënimin e tij.

Në seancën e mëparshme, pasi gjyqtari u largua për një pushim, ajo i shpjegoi një gruaje që e ngushëllonte: “Unë jam vetëm me fëmijët. Vajza ime është tetë vjeçare, ajo vetëm dëshiron të shoh babanë e saj dhe  po qan për të gjithë kohën”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 19/04/2019 14:02

    Ka lindur me thoj per te vjedhur fytyr e degjeneruar

    Përgjigju
  • Shqiptari: 19/04/2019 11:41

    Plaset tu vjedh o kafshe te qelbura, na moret ftyren. Kemi per turp te ecim lirshem dhe koke-lart se sa marrin vesh qe je shqiptar te perbuzin: ja hajdudi, ja shperndarsi i droge, ja krimineli. Po kaq pabuksa qenkemi saqe kudo qe shkojme, vetem pasuri te menjehershme kerkojme?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve