Emri i Maqedonisë, historiani Llalla: Gabim trashanik, s'do pranohet nga shqiptarët e grekët
Historiani Arben Llalla e ka cilësuar të papërshtatshëm për shqiptarët emrin ‘Republika Ilindinase e Maqedonisë’. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Llalla tha i revoltuar se propozimi i këtij emri për Maqedoninë është një gabim trashanik.
Historiani Arben Llalla e ka cilësuar të papërshtatshëm për shqiptarët emrin ‘Republika Ilindinase e Maqedonisë’. Në një lidhje telefonike për Report Tv, historiani Llalla tha i revoltuar se propozimi i këtij emri për Maqedoninë është një gabim trashanik dhe nuk duhet të pranohet.
Sipas tij, ky emër nuk do të pranohet as nga shqiptarët dhe as nga qeveria greke.
‘Ilindeni’ është një emër jo i përshtatshëm për shqiptarët. Është një gabim trashanik, nuk duhet të pranohet ky emër. Ky emër nuk do të pranohet as nga qeveria greke. Nuk do të jetë i pranueshëm.
Arben Llalla, historian
Si e cilësoni mosreagimin e politikës shqiptare në Maqedoni?
92% e politikanëve shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë kanë ndërgjegje maqedonase. Mos ju besoni politikanëve që dalin nga sallonet e Shkupit. Le të dalin kur të duan në replika të drejtpërdrejta. Ka keqinterpretime nga Shkupi.
Duhet të ishin përfshirë historianë?
Patjetër, duhet të ishin thirrur historianët, studiuesit. Nuk mund të merret një vendim të pagëzojmë popullin shqiptar ‘ilindinas’.
Çfarë emri do kishit propozuar ju?
Çështja e emrin duhet të zgjidhet duke thirrur të gjithë minoritetet në Maqedoni. ‘Republika e re e Maqedonisë’ duhet të jetë emri. Nuk duhet të asimilojmë shqiptarët e Maqedonisë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4065
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Beleri preku thembrën e Akilit me pronat në Himarë', Karamelo dhe Llalla përplasen për eurodeputetin e Greqisë: Mos u bëj grindavec
24 Korrik, 18:37
-
Rezultatet e Censit/ Karamelo: E papranueshme! Arben Llalla: Minoriteti grek ka dal pak se ikin jashtë dhe nuk shumohen si shqiptarët
24 Korrik, 18:01
-
Laskarina Bubulina dhe arvanitasit/ Auron Tare: Nuk kanë asnjë kontribut në çështjen shqiptare! Historiani Arben Llalla: Duhen nderuar
21 Maj, 22:46
-
'Shqiptarët, protagonistë të Pavarësisë së Greqisë, 90 nga 100 heronj ishin arvanitas!’ Diskutohet botimi i Arben Llallës: Historia greke e rreme
27 Shkurt, 17:36
-
Greqia e ka akuzuar Fredi Belerin për vrasje dhe për kontrabandë armësh
15 Shtator 2023, 19:22
-
Bilbilisti torobell Edmond Spaho
11 Prill 2023, 11:34
-
Zbulohet libri skandaloz i Panajot Barkës/ Historiani: I quan shqiptarët ardhacakë dhe racë e përzier me arabët
24 Dhjetor 2018, 12:14