Greqia refuzon emrin e ri të Maqedonisë: Duhet zgjidhje e përbashkët

Greqia refuzon emrin e ri të Maqedonisë: Duhet zgjidhje e përbashkët

Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev

Qeveria e Greqisë ka refuzuar propozimin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”. Nga kabineti i kryeministrit Tsipras, pas takimit që pati Zaev në Shkup me liderët partiak, kanë njoftuar se është për t'u përshëndetur fakti që pala në Shkup ka pranuar se nuk mund të ketë zgjidhje “pa erga omnes”, gjegjësisht për të gjitha përdorimet, shkruan 'Ina Online'.

Megjithatë, ne i inkurajojmë fqinjët tanë të vazhdojmë të punojmë së bashku që të gjejmë zgjidhje të përbashkët me përcaktim gjeografik ose kohor, siç është propozuar nga ana e negociuesit Metju nimic.

Njoftimi nga kabineti i Tsipras

Gjatë ditës, Tsipras ka informuar liderët parlamentare dhe presidentin e Greqisë, për propozim emrin, por nuk mori përkrahje. Të gjithë liderët e opozitës e kanë refuzuar propozimin e ri duke thënë se me të “përforcohet irredentizmi”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK