TIRANË-Ashtu sikurse pritej, Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka çuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS, i cili kërkoi që në fletën e votimit në 14 maj të ishte emri i Ilir Metës.
Report Tv mësohet se përfaqësuesit e koalicionit depozituan mesditën e kësaj të enjteje në gjykatën zgjedhore kërkesë padinë e ku insistojnë që të jetë emri i Sali Berishën dhe jo i Metës.
Ishte Partia Demorkatike e Enkelejd Alibeaj që ankimoi në KAS vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, të cilët e cilësuan si shkelje flagrante të ligjit mos vendosjen e emrit të drejtuesit të koalicionit. Ata kërkuar që të jetë vetë Meta, pasi sipas tyre kjo ishte e caktuar në marrëveshjen e dorëzuar në krye të herës në KQZ, që e përcaktonin Partinë e Lirisë si udhëheqëse e koalicionit.