U propozua nga Rama, Presidenti Begaj dekreton pasardhësin e tij, Shefin e Shtabit të Ushtrisë, Arben Kingji

U propozua nga Rama, Presidenti Begaj dekreton pasardhësin e tij, Shefin e Shtabit të Ushtrisë, Arben Kingji

Gjeneral brigade, Arben Kingji

TIRANË- Gjeneral brigade Arben Kingji, është emëruar më postin e rëndësishëm të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Emri i Gjeneral Kingjit i shkoi për dekretim nga kryeministri Edi Rama, presidentit Bajram Begaj, i cili mbante më herët këtë detyrë.

Kush është Arben Kingji?

Gjeneral Brigade Arben Kingji mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Gjeneral brigade Arben Kingji ka drejtuar deri më sot Forcën Tokësore të FA dhe më herët ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë.

Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak. Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Winsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:04
Kim uron Kingjin për marrjen e detyrës i shef i Shtabit të Ushtrisë: Mezi pres të forcojmë bashkëpunimin ushtarak

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka uruar shefin e Shtabit të Ushtrisë, Arben Kingji  për detyrën e re. Kim thotë se mezi pret të punojnë sëbashku për t’u forcuar bashkëpunimin ushtarak mes SHBA dhe Shqipërisë.

“Urime Arben Kingji për emërimin e tij në detyrën e Shefit të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne mezi presim të punojmë me të për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit ushtarak, duke përfshirë si aleatë të NATO-s, ndërsa mbrojmë paqen dhe sigurinë në rajon dhe globalisht”, shkruan Kim.

Ora 16:50
Kush është Arben Kingji, u emërua sot si Shef i Shtabit të Ushtrisë

Gjeneral Brigade Arben Kingji mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Gjeneral brigade Arben Kingji ka drejtuar deri më sot Forcën Tokësore të FA dhe më herët ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë.

Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak. Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Winsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës.

Ora 16:39
Begaj dekreton shefin e ri të Forcave të Armatosura

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot emërimin e Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliri: 03/08/2022 15:24

    Arben Kingji, eshte djale i mire! Por graden e Kolonelit dhe ate te gjeneralit nuk i meritonte sepse nuk ka nivel intelektual. U investia dhe sherbeu per pune private dy njerezve njerinishte Arjan Kraja, dhe i dyti Florian Kali te dy sekrretare te pergjitheshem ne MM. Bajramin e ndihmoi Flori te merrte propozimin nga MM dhe Kingjin po ashtu u shperblye per cak u sherbeu Ne ministri kryesisht per spiunlliqe kush hye e kush del tek kush gjate kohes se Florti. Keta jane dy personat qe florit inkane mbaruar pune te vetat edhe duke i dhene noinlek qe ja merrnin ushtarakeve per misione ose per pozicione. Bajromi u be president dhe vuri Kingjin shef shtabi, gjate kohes qe ishte ne Force Tokesore ka ndryshuar dhe strukturen per te cuar njerezit ne misone me porosi te Bajromit. Tani jane bere linje te tre . Dhe Ministri ha fara se keta akoma drejtojne ne FARSH. Pasi ata qe kane ngelur duan grada dhe gradat e gjenralit i jep presidenti. kingji ka qene i larguar nga FarSh bashke me shume te tjere. U rifuten si bajromi pas viteve 97 me ndihmen e goranit Dokle te PS. Shpresojme te ece mire Farsh me siguri per lyrje me boje e per pune te sistemimit te reparteve Kingjineshte i mire. Por per politika FARsh dhe per te ardhmen nuk eshte me i pershtatshmi. Kjo edhe sepse vjen i kapur dhe eshte gjysem majonete. Urime shoku jone goran! Ishalla i ze vendin Bajromit kur te mbarosh!

    Përgjigju
  • gimi: 02/08/2022 18:49

    e mjera shqiperi qe drejtohet nga kingjat dhe gjicat

    Përgjigju
  • Ermali: 02/08/2022 18:03

    Ky eshte me kombësi Serbe! Kete gjetet nder gjithe ata Gjenerale te nderuar!?

    Përgjigju
    • Lala: 02/08/2022 19:01

      KY esht vl dakort..po a Ka Muncie te me japesh nje Emer Generali nga keta the nderuarit?

  • Edukimi: 02/08/2022 17:23

    Kulmin e arsimimit paska Universitetin Winsdom ne Tirane ????????????

    Përgjigju
  • Kastrati: 02/08/2022 16:42

    Na nderove Kukesin , hallall firmes Kastrati qe e beri te mundur !

    Përgjigju
  • Bravo: 02/08/2022 16:31

    A mesoi te flase ky ? Apo akoma vetem lexon cfare i shkruajne ? Po me anglishten si ka ecur, se nga Rumania e kthyen se nuk dinte anglisht e sbente dot punen ???? me sa duket ka plotesuar te tjera kritere

    Përgjigju
  • Sigurimi: 02/08/2022 15:56

    Ka mundesi te na dale edhe ky SPIUN

    Përgjigju
  • Arbërori: 02/08/2022 14:59

    Do thoni se Edvin shkjau shqipfolës dhe Vucici edhe në Armaten shqiptare i kan futur duart ….

    Përgjigju
    • Lala: 02/08/2022 19:00

      Ju po jubte kosoves arberor.jwni 1sha.edhe trima.edhe ushtrin e keni te fort e me njerez QE Jan me te miret...vetem se shoqata e gjuetareve Serb ne mitrovices ju merr me shqelma bythes juve ushtrin e policin qe keni.po ik Mo's na ha riken shum T

    • Arbërori: 02/08/2022 17:51

      O Albania o kok shkjau shqipfolës , rruaj vez me gjuhë sa të duash, por Kosova është me shqipëtarë dhe është shqipëtare….

    • Albania: 02/08/2022 15:34

      Eshte karepsur fare kasavori

    • Lala: 02/08/2022 15:15

      CA Thu o rika se na rrujte Albinoni..si ushtarak qe jam KY ishte I vetminqe e meritonte dhe me ne fund 1 ushtarak qe Ka drejtuar Brenda dhe jasht SHQIPERIS .rrot rike

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK

Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK