Arrestohet në Lezhë biznesmeni trafiknat i drogës, me poste të mëparshme politike në këtë qytet, i njohur për lidhje me Partinë Demokratike. Astrit Nimani 48 vjeç, i njohur me pseudonimin Titi i Ukës, u arrestua pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Milanos e ka dënuar me 13 vite burg për organizatë kriminale në trafikun e drogës. 48-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Italisë.
Astrit Nimani është një emër shumë i njohur edhe për drejtësinë shqiptare.
Astrit Nimani
Të gjtiha pasuritë e tij të ngritura kryesisht në Shëngjin, dyshohet t ëkenë ardhur nga veprimtaria kriminale. Për këtë arsye, në vitin 2015, me vendim të Prokurorisë për Krime të Rënda, atij i ishin sekuestruar 230 apartamente banimi në tre pallate në Shëngjin në vlerën rreth 10 milionë euro. Nimani është administrator dhe administrator dhe ortak me 40% i kompleksit turistik “Marina San Giovani Ermiri Palace”, në Shëngjin dhe i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në qershor të vitit 2013.
Por angazhimi i tij ka qenë edhe politik. Në vitin 2013, Astrit Nimani ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës, nën siglën e Partisë Ora e Shqipërisë, e cila ishte në koalicion me Partinë Demokratike. Ai ishte edhe anëtar i Komisionit të Urbanistikës dhe Programeve të Zhvillimit, nënkryetar i Komisionit të Arsimit Kulturës dhe sporteve dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financës në këtë këshill bashkiak.
Astrit Nimani ka qenë disa herë i dënuar në Itali për trafik të drogës nga Shqipëria drejt shtetit fqinj. Edhe në vitin 2013, ai është arrestuar nga autoritetet serbe në pikën e kalimit kufitar të Merdarës, në kufirin me Kosovën. Nimani arriti të largohej nga territori i Shqipërisë vetëm pak orë para se të shpallej në kërkim nga policia, ku mundi që të kalonte i qetë doganën në Morinë. Ai është ekstraduar në Itali më 20 dhjetor 2013 për të vuajtur dënimin dhënë në mungesë nga gjykata e Milanos (në nëntor 2009) me 7 vite burg për trafik narkotikësh dhe evazion fiskal.
Për shumë vite Nimani nuk është ngacmuar nga policia por edhe nga prokuroria e Lezhës, ndërkohë që drejtësia italiane ka vendime ndaj tij që datojnë që nga vitit 2005. Edhe pse i kërkuar, në 2013 ka mundur të bëhet dhe anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës.
Nuk dihet ende se si Nimani ishte i lirë. Dyshimet janë që ai të ketë përfunduar këtë dënim, të ketë nisur sërish trafikun e drogës dhe gjykata italiane ta ketë dënuar sërish në mungesë duke e shpallur në kërkim.
Pasuritë e vëna nën sekuestro në plazhin e Shëngjinit në vitin 2015:
1-Një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m2
2-Një godinë 13-katëshe, me sipërfaqe totale 5000 m2,
ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe.
2-Një godinë 13-katëshe, me sipërfaqe totale 6500 m2,
ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe.
4-Një godinë 10-katëshe, me sipërfaqe totale 9500 m2,
ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe Parkimi.
Sikur te zbatoheshin vendimet e gjykatave italiane do ishte pastruar 60% e shqiperise nga llumi. Te ekstradoheshin dhe sekuestro pasurive qe ta kuptonin se gjysma e jetes dhe parate e krimit nuk i gezon dot. Gjykatat shqiptare jane te koruptuara, mjafton te sillni nder mend rastin e Ben Qimes dhe Kajollit te Mediut ne Fier, As ekstradim dhe as sekuestrim pronash. Te na rrojne gjykatat italane se per shqiptaret kemi matre fund.
PërgjigjuAhahhahahahah e ka ba iher ket burg ska nje vit qe ka dal nga burgu italis thjesht ky esht nje shou i policis shqiptare me i marr ca lek
Përgjigju