EMRI/ Trafikoi me skaf klandestinë drejt Italisë më 2020-2021, Gjeorgjia sjell në pranga turkun e kërkuar nga drejtësia shqiptare

Tiranë- Sillet nën pranga nga Gjeorgjia ku fshihej turku i kërkuar nga drejtësia shqiptare për trafik klandestinësh me skaf drejt Italisë.

Interpol Tirana dhe Policia e Shtetit njoftuan sot (3 Shtator) se ka ekstraduar të shumëkërkuarin nga SPAK dhe në proces nga GJKKO, i identifikuar si Yalcin Hanci, 50 vjeç.

Homologët e Tbilisit e dorëzuan turkun tek shqiptarët në aksionin e koduar "Para Drejtësisë", teksa theksohet se sipas dosjes penale, “akuzohet nga GjKKO-ja, se gjatë periudhës 2020-2021, ka qenë pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që ilegalisht transportonte emigrantë, kryesisht në Itali, me skaf”.

Policia sqaron edhe një detaj nga dosja hetimore.

“Në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Aktiviteti kriminal dyshohet se ka nisur më 23 prill 2020 sipas dokumentimit dhe ka vijuar deri më 1 tetor 2021.

“Në bashkëpunim me shtetas të tjerë dhe me qëllim përfitimin, ka transportuar ilegalisht në Itali, me skaf, por dhe në shtete të tjera të Bashkimit Europian, emigrantë nga Siria, Egjipti dhe Irani”, bëhet me dije.

Aktualisht SPAK po vijon hetimet për rastin dhe personat e tjerë të përfshirë.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria vetëm humbje e një barazim kundër Ukrainës, si shkohet në Botëror përmes Ligës së Kombeve

Shqipëria vetëm humbje e një barazim kundër Ukrainës, si shkohet në Botëror përmes Ligës së Kombeve