EMRI/ Vrasja e 43-vjeçarit shqiptar në Belgjikë, zbulohen identitetet e viktimës dhe autorit! Babai i tre fëmijëve punonte si murator, u qëllua me plumb në kokë

EMRI/ Vrasja e 43-vjeçarit shqiptar në Belgjikë, zbulohen identitetet e viktimës dhe autorit! Babai i tre fëmijëve punonte si murator, u qëllua me plumb në kokë

Viktima Shpëtim Ayvazi dhe vendi ku ndodhi krimi

Shpëtim Ayvazi, viktima dhe vendi ku ndodhi vrasja

Bruksel- Zbardhet emri i shqiptarit të ekzekutuar në lagjen Machelen, në periferi të Brukselit në Belgjikë, mbrëmjen e të dielës së 25 Gushtit.

Viktima, baba i tre fëmijëve, 43 vjeç, është identifikuar si Shpëtim Ayvazi, 43 vjeç. Autor i krimi është italiani i dyshuar Renato F., 61 vjeç, fqinj i viktimës, kurse motiv i ngjarjes raportohet nga hetimet e deritanishme dhe dinamika e krimit, se është sherri i vazhdueshëm për një vend parkimi të furgonit të viktimës para godinës së banimit.

Gjatë konfliktit, teksa ka vrarë Ayvazin, italiani ka qëlluar edhe ndaj kushëririt të këtij të fundit, duke e plagosur rëndë 19-vjeçarin dhe jo vetëm. Ai lëshoi plumba edhe ndaj gruas së viktimës dhe djalit të saj 15-vjeçar, por fatmirësisht shpëtuan.

 “Ai më pas i drejtoi armën gruas dhe djalit të Shpëtimit, sikur të ishin ata të radhës”, tha një anëtar i familjes për gazetën “Het Laatste Nieuws”.

Fqinjët rrëfyen se mes dy burrave kishte përplasje verbale të vazhdueshme dhe ngacmime prej kohësh, teksa autoritetet nuk kishin mundur ta zgjidhnin sherrin. Autori që do dali sot në Gjykatë për masë, jetonte i vetëm dhe ishte i divorcuar.Ai përgjithësisht cilësohej njeri i qetë, por herë pas here edhe “tepër gjaknxehtë”.

Dinamika e krimit dhe dëshmitë

Të dielën në mbrëmje, rreth orës 19:30, shqiptari Shpëtim Ayvazi, 43-vjeçar, i cili punonte si kryepunëtor në një kompani suvatimi, mbërriti me furgonin e tij në Blijde Inkomstraat, në Machelen, në Brabant Flemish.

Policia belge në vendngjarje

Më herët kishte shkuar edhe në parukerinë e zonës. Kur ka mbërritur kushëriri i tij 19-vjeçar (i plagosur rëndë), i cili ishte për vizitë në familjen e tij, largohet nga shtëpia dhe hipën pas timonit të një “Golf 5”, për t'i liruar pak hapësirë ​​furgonit të Shpëtimit.

Ndërsa dy automjetet ishin të parkuara njëra pas tjetrës, në rrugë janë dëgjuar disa të shtëna të befasishme.

“Unë dhe bashkëshorti im fillimisht menduam për fishekzjarre. Të rinjtë shpesh i shpërthejnë në rrugë”, thotë një fqinj, i intervistuar nga HLN.

“Por pasi dëgjova më shumë zhurma të forta, shkova të shikoja nga dritarja. Më pas pashë fqinjin tonë matanë rrugës – ne e quajmë ‘italiani’ – në rrugë, me një armë në dorë”.

Italiani Renato F., një hidraulik beqar 61 vjeç, jeton në shtëpinë ngjitur me viktimën. Nga trotuari i rrugës, i drejtoi armën e zjarrit fqinjit, i cili ishte ende në furgon, përpara se ta qëllonte në kokë.

Babai i tre fëmijëve nuk mbijetoi. Kushëriri i tij 19-vjeçar, i cili gjithashtu ndodhej në makinën e tij, u qëllua me dy plumba, njëri në shpatull dhe tjetri në qafë dhe i riu vazhdon të luftojë për jetën në spital.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Belgjikë/ Shqiptari vritet nga fqinji pas sherrit për parkimin, plagoset kushëriri 19-vjeçar! Viktima baba i 3 fëmijëve, arrestohet autori (EMRAT)


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano