EMRI/Transportonte me furgon mallra të kontrabandauara, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Lezhë

EMRI/Transportonte me furgon mallra të kontrabandauara, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Lezhë

Një 36-vjeçar nga Kukësi është vënë në pranga nga Policia e Lezhës, pasi u kap duke transportuar me furgon, mallra të kontrabanduara në vendin tonë, të cilat ishin të papajisura me faturat tatimore.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Black Market" u vu në pranga Blerim Jeminaj, 36 vjeç, banues në Kukës.

I riu, u kap në flagrancë, në Mirditë, teksa transportonte me furgon, me qëllim shitjen, 216 koli me kanaçe me pije dhe 190 kuti me mallra të ndryshme, me vlerë 1000 mijë lekë.

Mallrat dyshohet se janë kontrabanduar në vendin tonë, pasi ishin të papajisura me faturat tatimore apo me deklaratat e origjinave.

Mallrat dhe produktet që transportonte 36-vjeçari, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me furgonin, celularin e këtij shtetasi dhe me 800 mijë lekë që iu gjetën gjatë kontrollit fizik, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e këtyre produkteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin