Enca Haxhia: Muzika
të rrit përpara kohe

Enca Haxhia: Muzika<br />të rrit përpara kohe
Skupet të bëjnë në mënyrë të padiskutueshme më të përfolur, por jo domosdoshmërisht më të suksesshme.

Këngëtarja e re Enca Haxhia këtë herë ka ardhur me një këngë dhe stil ndryshe, një eksperiment i cili ka rezultuar i suksesshëm.

Vajza e re në këtë intervistë tregon se si e sheh veten në një treg të ashpër muzikor, i  cili shpesh bën më popullor ata artistë që bëjnë më tepër skupe.



Enca në klipin tënd të fundit ke ardhur shumë ndryshe. Je kaq rebele edhe në jetën tënde?

Përpiqem që në të gjitha këngët, prezantimet, klipet e mia të sjell dhe një pjesë të  karakterit tim.

Tek “Jepe Tash” ndjej një pjesë të madhe timen.

Ka më shumë sukses një artiste kur eksperimenton me pamjen e saj?

Eksperimentimi me lookun është diçka e guximshme, e cila mund të rezultojë e suksesshme dhe të pëlqehet ose mund të ndodhë e kundërta.

Deri tani kam eksperimentuar shumë qoftë me lookun ashtu dhe me imazhin si artiste, por jam treguar e kujdesshme dhe racionale ndaj çdo gjë është pritur mirë.



A është më i sigurt suksesi kur bën skupe?

Skupet të bëjnë në mënyrë të padiskutueshme më të përfolur, por jo domosdoshmërisht më të suksesshme.

Si e sheh ti industrinë tonë muzikore?

Të paorganizuar mirë dhe të vështirë për të depërtuar.  Megjithatë industria muzikore shqiptare është relativisht e re, ndaj mendoj se me kalimin e viteve gjërat do të ndryshojnë.

A të bëjnë mirë skandalet apo lidhjet e dashurisë të publikuara në media?

Gjithmonë kam menduar se është mirë tu tregosh njerëzve diçka të bukur për jetën tënde personale, megjithatë pjesa tjetër e jetës private duhet të mbetet e tillë.

Si i sheh artistet e reja që kërkojnë hapësirë në tregun muzikor shqiptar?

Është vështirë fillimi dhe pjesa e intergrimit në tregun muzikor. Duhet të kesh shumë punë dhe diçka të veçantë për të qenë pjesë e saj.

Rruga jote duket e sigurt, kujt ia dedikon këtë mbarëvajtje të karrierës tënde?

Personave që më kanë mbështetur më shumë, të cilët sigurisht janë familja ime, por edhe përkushtimit dhe sakrificave që kam bërë.

Enca, cili është këngëtari shqiptar me të cilin dëshiron një bashkëpunim?

Nuk po flas, sepse së shpejti do të vij në bashkëpunime me këta artistë, të cilët i simpatizoj, ndaj po e lë surprizë.

Kjo verë si do jetë për ty?

E angazhuar në maksimun me eventet muzikore, koncertet… Do të lançoj disa këngë të tjera mbase dhe një klip tjetër. Kam përshtypjen se do ia kaloj shumë mirë.



Si një vajzë ende adoleshente, si janë ditët e tua?

Muzika në fakt të rrit përpara kohe, sidomos muajt e fundit nuk kam patur mundësinë ta shijoja jetën time si adoleshente, ashtu siç duhet. S’kam patur kohë të dal dhe të  argëtohem me miqtë apo të frekuentoj vendet që preferoj për shkak të angazhimeve.

Të ngacmojnë shumë djemtë ngaqë tashmë je e njohur?

Edhe vajzat (qesh).  Djemtë gjithmonë të ngacmojnë, je apo s’je e famshme.

Si i ke raportet me bashkëmoshatarët e tu?

Shumë të mira. Marrë shumë komplimenta.

Për çfarë të bëjnë më shumë komplimenta?

Komentet më të shumta i marr për pjesën e muzikës, për këngët dhe paraqitjet në performancat e fundit. Këto janë dhe ato që mua më interesojnë më shumë.

Në pamjen tënde çfarë do doje të ndryshoje?

Ndihem shumë mirë me veten. Mendoj se kjo është gjëja më rëndësishme për këdo….


 Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)


 

7/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen