Këngëtarja Enca Haxhia i është rikthyer tregut muzikor me një produksion të ri muzikor.

Megjithatë Haxhia këtë herë ka vendosur të sjellë një bashkëpunim dhe një këngë solo, ashtu siç jemi mësuar ta shohim shpesh.

“Real Love” titullohet kënga, e cila ka ardhur në bashkëpunimin me këngëtarin Ardit Çuni.

enca haxhia ardit cuni

Ritmet e kësaj kënge janë verore dhe klipi ka ardhur nën kujdesin e “Sebastian Production”.

Vetëm pak kohë më parë këngëtarja e re Enca Haxhia ka publikuar këngën dhe klipin  “Jepe Tash”, i cili ka rezultuar i suksesshëm në bazë të klikimeve të YouTube.