Trupi i një gruaje italiane është gjetur në një karrige në shtëpinë e saj pranë liqenit të Comos, dy vjet pasi ajo kishte vdekur.
Trupi i dekompozuar i Marinella Beretta-s u zbulua të premten e kaluar, ende e ulur në një karrige në dhomën e ndenjes në shtëpinë e saj në Prestino, pranë liqenit Como në Italinë veriore .
70-vjeçarja u gjet nga zjarrfikësit pas ankesave të fqinjëve se një pemë kishte rënë në kopshtin e saj të ‘mbuluar' nga bari.
Është e paqartë se si ajo vdiq, por nga ekzaminimi mjekësor ka rezultuar se ajo ka ndërruar jetë në fund të vitit 2019. Policia aktualisht po heton nëse zonja Beretta kishte ndonjë të afërm të gjallë, por ata ende nuk janë paraqitur.
Fqinjët e gruas thuhet se nuk ishin parë që nga shtatori 2019 dhe kishin supozuar se ajo ishte zhvendosur përpara fillimit të pandemisë së koronavirusit.