Ende në arrati dy vëllezërit që i
bënë atentat Dash Gjokës në Shijak

Ende në arrati dy vëllezërit që i<br />bënë atentat Dash Gjokës në Shijak
DURRES-Vijojnë ende kërkimet nga policia qytetit bregdetar për arrestimin e dy vëllezërve, që tentuan të vrasin me armë zjarri në një atentat Dashamir Gjokën.
 
E gjitha zona e Shijakut është kontrolluar, por ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e dy vëllezërve Morel dhe Enkel Kërtalli.
 
Banesa e tyre ka qenë e para që është kontrolluar pas atentatit pak ditë më parë, ndërsa autorët kanë fikur telefonat për të mos u gjurmuar dhe janë arratisur.
 
Policia e Durrësit është në kontakt me qarqet e tjera, pasi dy vëllezërit mund të kenë lëvizur në zona të tjera të vendit.
 
Ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ata mund të jenë larguar edhe jashtë vendit, por shanset janë të vogla.
 
Morel dhe Enkel Kërtalli i bënë pritë duke e qëlluar me armë zjarri Dashamir Gjokën që po udhëtonte me vajzat dhe gruan, por shpëtuan pa asnjë lëndim, pasi makina ishte e blinduar.
 
Atentati bëri që policia të hapë dosjet e vjetra të vrasjeve në Shijak, por në hetim është edhe pista e një borxhi të vjetër. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë