TIRANE - Plagosja e rëndë e 35-vjeçarit nga Berati, banues në kryeqytet, njëkohësisht Drejtor Administrativ i kompanisë “Shkodra Beton”, Luan Koka, i njohur me emrin Lulzim Koka ka detyruar policinë e Tiranës të përqëndrojë hetimet në dy pista kryesore. Oficerët e hetimit, flasin se atentati mund të lidhet ngushtë me konkurencën e kompanisë që drejton i dëmtuari, ose për shkak të pazareve të prishura, lidhur me marrëveshjet e tregtisë.(Foto: nga vendngjarja)
Në pyetje janë marrë disa persona që kanë pasur kontrata ndërtimi dhe përpunimi betoni me kompaninë “Shkodra Beton”, ku i plagosuri Koka është drejtor, ndërsa pronar është një person tjetër nga Shkodra. Të gjithë personat e pyetur kanë treguar para hetuesve, se nuk kanë pasur konflikte Kokën, megjithëse ata, sipas policisë dhe prokurorisë së Tiranës, rezultojnë borxhlinj tek kompania e administruar nga Luan Koka.
Për rënien në gjurmë të autorëve të këtij krimi të rëndë, prokuroria e Tiranës, ka autorizuar policinë të përgjojë disa persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me krimin e rëndë. Luan Koka, i cili njihet ndryshe dhe me emrin, Lulzim Koka u qëllua me katër plumba në trup, teksa po qëndronte në një tavolinë tek lokali “Galaktika”, që ndodhet shumë pranë Gardës së Republikës.
Në këtë atentat është plagosur lehtë dhe Rifat Rustemi, një efektiv i gardës, i cili ndodhej në një tavolinë shumë pranë, asaj ku ndodhej dhe shënjestra Koka.
LOKALI
Pronari i lokalit “Galaktika”, ku ndodhi atentati ndaj Luan Kokës, është dëshmitari kryesor që ka parë autorin e krimit. Përpara policisë së Tiranës, ai ka treguar se kishte arritur të shquante siluetën e personit që qëlloi me pistoletë, por jo të dallojë me saktësi karakteristikat e fytyrës.
Kjo, për shkak se autori në momentin e qëllimit me armë, e kishte gati 80 përqind pjesën e fytyrës të mbuluar. Sipas pronarit të lokalit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga ana e uniformave blu, personi që qëlloi me pistoletë në drejtim të klientëve të tij, ishte rreth 170 cm, me një bluzë të hollë, pak i imët, në qafë mbante një shall.
Sipas dëshmisë së pronarit, pikërisht ky person ka qëlluar disa herë me armë dhe se të gjithë klientët në këtë moment janë shtrirë në tokë, ndërkohë që ai ka arritur të ndjekë me sy siluetën e autorit të krimit, i cili me vrap të lehtë është larguar në drejtim të ngushticave të pallatit dhe pastaj është largua me vrap tek pallatet aty pranë, duke marrë në drejtim të kodrave të liqenit.
Dëshmitarë të tjerë i kanë treguar policisë, se autori është larguar në drejtim të pyllit, duke mos u arrestuar edhe pse janë mbushur plot 24 orë nga kryerja e plagosjes së Luan Kokës.
PISTAT
Dy pistat ku tashmë është përqëndruar policia e Tiranës, janë ato të konkurencës së fortë në biznesin e betonit, si dhe prishjes së pazareve në kontratat tregtare. Kohët e fundit kompania e njohur Shkodra Beton, ka pasur mosmarëveshje me disa sipërmarës, të cilët kanë pasur detyrime financiare ndaj kompanisë që administrohej prej të dëmtuarit.
Vetë Luan Koka, gjatë kësaj kohe ka ushtruar presione të vazhdueshme ndaj borxhlinjve, për shkak të moslikujdimit të shumave financiare. Të gjitha këto veprime tashmë janë në skanerin e hetuesve të policisë dhe prokurorisë së Tiranës.
Ata kanë renditur si pistë kryesore edhe atë të një tentative për vrasje, për shkak të konkurencës, mes firmave të betonit që veprojnë në Tiranë, por dhe jo vetëm.
“Shkodra Beton”, cilësohet si një kompani e sukseshme në fushën e ndërtimit, ku arrin të lidhë shumë kontrata sipërmarëse, për shkak edhe të mjeteve logjistike dhe teknikës bashkohore që zotëron.
Një tjetër pistë, është dhe ajo e hakmarjes, për shkak të problemeve që ka Koka ka pasur me të vëllanë e tij. Vë vitin 2000, Petrit Kurti u qëllua për vdekje në Berat dhe për këtë u akuzua Benjamin Kurti, i cili u dënua me 23 vjet burg.
Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 18.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com