Ende s'ka datë për takimin në Bruksel të Kurtit dhe Vuçiç, Peter Stano: Presim të vijnë pa kushte paraprake

Ende s'ka datë për takimin në Bruksel të Kurtit dhe Vuçiç, Peter Stano: Presim të vijnë pa kushte paraprake

1686751736_peterstano.jpg

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të pranojnë pa kushte ftesën për pjesëmarrje në takimin e thirrur në Bruksel nga përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell. Shpërfillja e saj mund të ketë pasoja për të dyja palët.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se ende nuk është caktuar data e mundshme e takimit pasi asnjë nga udhëheqësit ende nuk i ka kthyer përgjigje Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell për takimin e thirrur nga ai gjatë kësaj jave, për gjetjen e një rrugëdaljeje nga kriza e cila u thellua pas arrestimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe me 14 qershor.

"Data e takimit nuk është caktuar ende pasi asnjë nga pjesëmarrësit e takimit nuk e kanë konfirmuar deri tani. Presim që ata të vijnë pa vendosur kushte paraprake" tha Peter Stano në një konferencë për median në Bruksel.

BE nënvizon gjetja e një zgjidhjeje është në interes të popujve të të dy shteteve.

“Përfaqësuesi i lartë dhe gjithashtu vendet anëtare të Bashkimit Evropian presin një qëndrim më të arsyeshëm nga partnerët që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Të dy janë të ftuar dhe presim që të vijnë pa parakushte. Gjetja e një zgjidhjeje është para së gjithash në interes të qytetarëve në Kosovë dhe në Serbi. Dhe sigurisht, Bashkimi Evropian, shtetet anëtare po e shikojnë këtë sjellje, nëse ka vullnet për të përshkallëzuar apo nëse ka vullnet për të zgjidhur situatën”, tha ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha një ditë më parë se nuk do të takohet me kryeministrin Kurti, ndërsa do të vendosë nëse “teknikisht do të paraqitet në takim”, duke nënvizuar se ky do të jetë një vendim strategjik. Edhe kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se para se të caktonte datën do të duhej të  mësonte si është gjëndja e tre policëve kosovarë të rrëmbyer nga serbët.

 


Lajmi kryesor:

Kamionëve dhe autobusëve nga Kosova u ndalohet kalimi në Serbi! BE pret Kurtin dhe Vuçiçin të shkojnë në Bruksel pa kushte, ose pasoja


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot