Endri Shabani sulmon Qorin: Sulmi ndaj Lapajt, politikë e vjetër

Endri Shabani, kreu i Nismës Thurje ka reaguar pas sherrit ndërmjet Adriatik Lapajt dhe Arlind Qorit në postestën para Ministrisë së Brendshme.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shabani thekson se kjo është një ngjarjen e shëmtuar dhe sjellje e politikës së vjetër.

Shabani thekson se të digjet Shqipëria për një karrike është politikë e vjetër. Sipas Shabanit, nuk duhet e nuk mund të ketë pronarë kauzash.

"Ka ndodhur një ngjarje shumë e shëmtuar ku Adriatik Lapaj u dhunua nga drejtuesit e Lëvizjes “Bashkë”, duke filluar nga Arlind Qori dhe drejtuesit e tjerë, të cilët përveçse e larguan me dhunë nga protesta, i bënin thirrje policisë që ta merrte zvarrë. Kjo është e papranueshme! E para sepse ky mentaliteti ku djegim Shqipërinë për karrierën e një njeriu, është mentalitet i politikës së vjetër. E dyta: ideja që ka pronarë kauzash, pronarë çështjesh dhe këtë çështje e kam zënë unë dhe asnjë tjetër nuk duhet të flasë dhe luftojë, do të thotë që këta nuk duan ta zgjidhin problemin

“Nuk është kjo mënyra se si ne mund të ecim përpara. Të ecim përpara, duhet që të rinjtë e para të bëhen të gjithë bashkë dhe të vendosin zgjidhjen e problemeve përpara karrierës apo ambicjeve personale”, shprehet Shabani.


Lajmi kryesor:

Lapaj e Arlind Qori sherr edhe në protestë/ Adriatiku dëbohet nga podiumi: Komunistët nuk bëhen njerëz (VIDEO)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Çfarë sjell Trump për Kosovë-Shqipëri? Xhafaj: Kurti luajti jashtë rregullave! Çollaku: S’mendoj se PD i fiton zgjedhjet prej tij! Sazani më mirë i Trump, sesa i shokëve të Beqajt

Çfarë sjell Trump për Kosovë-Shqipëri? Xhafaj: Kurti luajti jashtë rregullave! Çollaku: S’mendoj se PD i fiton zgjedhjet prej tij! Sazani më mirë i Trump, sesa i shokëve të Beqajt