
Kryetari i partisë 'Shqipëria Bëhet', Adriatik Lapaj, ka reaguar pas zgjedhjes së Endri Shabanit si Avokati i Popullit, duke kritikuar procesin si të ndikuar nga qeveria.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapaj shkruan se nuk u zgjodh Avokati i Popullit, por u shpërblye shërbëtori i sistemit dhe Edi Ramës.
'Sot nuk u zgjodh Avokati i Popullit, por u shpërblye shërbëtori i sistemit dhe Edi Ramës. Edi Rama na ke përballë zyrës', shkruan ai.
Lajmi kryesor:
Me firmat e PD e votat e PS, Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me 85 vota pro në Kuvend! Opozita braktis sallën: S’është propozimi ynë












