Ashtu siç Report Tv mësoi, Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit nga Kuvendi, me 85 vota pro, 82 të Partisë Socialiste dhe 3 të Partisë Socialdemokrate. Më poshtë ju sjellim votimet për të 6 kandidaturat e propozuara nga opozita, pavarësisht se kjo e fundit braktisi sallën në momentin e votimit.
Tartar Bazaj / 1 pro,79 abstenim, 7 kundër
Aranita Brahaj / 4 pro, 76 abstenim, 7 kundër
Skënder Haluci / 1 pro, 72 abstenim, 14 kundër
Adriana Kalaja / 0 pro, 69 kundër, 17 abstenim
Beism Ndregjoni / 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër
Endri Shabani / 85 vota pro, 0 abstenim, 3 kundër
Lajmi kryesor:
Me firmat e PD e votat e PS, Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me 85 vota pro në Kuvend! Opozita braktis sallën: S’është propozimi ynë












