Endri Sina: Të gjithë
përfitojnë nga Elhaida!

Endri Sina: Të gjithë<br />përfitojnë nga Elhaida!
TIRANE - Elhaida, Elhaida, engjëll i  bukur i muzikës. Si nuk të vumë re, ku ishe fshehur, deri në çastin që “The voice of Italy” të shpalli si zërin më të bukur të Italisë?! Çfarë ka ndjerë vallë shpirti yt dy vjet më parë në festivalin më të rëndësishëm të këngës shqiptare në RTSH, kur juria të dha 0 pikë.

A u shkurajove vallë, u dëshpërove?!. Fisnikja Elhaidë, tashmë mësojmë se ti nuk je mbytur nga dëshpërimi, sepse kishte shumë dhunti brenda teje që të shihje dhe të gjykoje një juri festivali nga një lartësi që vetëm ti mund të qëndrosh aty.

Kompozitori Endri Sina që të besoj këngën e tij “Mijëra vjet” në festivalin e 50-të të RTSH-së rrëfen sesa e mirë ke qenë në zotërimin e këngës, se ti kishe një vesh muzikor të rrallë, se kishe ligjërimin dhe interpretimin të përkryer, dhe për tre ditë ti e kishe gati këngën.

Endri Sina rrëfen për “Shqiptarja.com” sesi që në prova dhe maksimumin profesional dhe sesi ke entuziazmuar orkestrën profesioniste me mënyrën sesi dije të bashkëpunoje me ta. Por Endri Sina, mendon se nuk ia vlen më të tregojmë sesi të harruam.

Ti na ktheve kujtesën. Të harruam të gjithë Elhaida, sepse kanë harruar se cilat janë vlerat e vërteta dhe tani dikush thotë se fajin e kanë institucionet, dikush thotë se edhe tani që fitove duan të krijojnë imazh të mirë para fushatës elektorale duke u marrë me ty.

Endri Sina kompozitori i këngës që këndove në RTSH ka të drejtë të thotë se “Të gjithë përfitojnë nga Elhadia”, ndaj ne ende të habitur që një juri shqiptare të ka vlerësuar me 0 pikë, vijojmë ta pyesim kompozitorin Sina se çfarë ndodhi atë ditë në festivalin e RTSH-së që juria i dha zero pikë këngës së vlerësuar “për melodinë më të mirë” dhe të kënduar nga një talent si ty Elhaida?

Profesor Sina, si e keni njohur Elhaidën që i besuat këngën tuaj “Mijëra vjet” në festivalin e RTSH-së?
-E ndoqa pak te Star Akademi. Më bëri përshtypje menjëherë veçantësia e saj në interpretim. Edhe disa miq të mi patën të njëjtën përshtypje dhe kur diskutuam këngën e kompozuar nga unë, ata ishin të sigurt se ishte një variant shumë i mirë për ta kënduar Elhaida.

U habita me të që sa nisëm bashkëpunimin. Ishte e zgjuar, inteligjente, të habiste si e zotëronte frazën, u habita me ngjyrën e zërit. Pastaj ajo më surprizoi sepse materialin për dy-tri ditë e bëri gati.  
 
Si u paraqit Elhaida në Festival?
-Që në prova ajo ka kënduar me një vizion të qartë. Orkestra ishte goxha e kënaqur. Madje në prova ajo u paraqit në një nivel shumë të lartë, edhe në skenë doli mirë, por pati pak emocione... Ishte hera e parë që ishte në festival. Ajo ishte vetëm 17 vjeç.
 
Ju profesor thatë gjithë këto vlera për atë këngë. Është e vërtetë që juria i dha 0 pikë?
-Nuk di ç’të them për atë lloj vlerësimi. Por juria kishe ngritur një sistem të çuditshëm vlerësimi. Bëri një vlerësim paraprak të disa këngëve dhe pastaj i nxori fare nga vlerësimi. Këngës që këndoi Elhaida iu dha vlerësimi si “Melodia më e mirë”.

Pasi morën këto vlerësime edhe dy-tre këngë të tjera, në vlerësimet finale i nxorën jashtë vlerësimit. Kështu që në atë festival fitoi Rona Nishliu. Edhe Rona është këngëtare e mirë, por edhe Elhadia më vonë e ka kënduar këngën e saj shumë bukur.
 
Si u ndjetë ju si kompozitor kur juria u nxori nga vlerësimi?
-Më erdhi keq. Profesionistët e Orkestrës e kanë vlerësuar shumë mënyrën si këndonte Elhaida dhe janë ndjerë të kënaqur. Por Elhaida nga natyra është shumë e thjeshtë dhe ajo nuk u dekurajua. Mua m’u bë qejfi që ajo se dha veten, sepse ajo kërkonte të jepte më shumë.

Ishte një vajzë që nuk kënaqej me pak dhe ndryshe nga shumë këngëtarë sot që i bien gjoksit me gjithçka që bëjnë, Elhaida nuk di të mburret. Ajo është shumë e formuar na ana muzikore se është formuar për Piano dhe tani studion në vitin e parë në Akademi.
 
I jepni mësim ju?
-Jo unë jap në vitet e treta. Kur Elhaida të shkojë në vit të trtë do të kem kënaqësi t’i jap mësim.    
 
Elhaidën e mbani mend si reagoi kur nuk i dhanë pikë në festivalin e RTSH-së?
-Elhaida i respektonte vendimet e jurisë. Më tepër Elhaida gëzohej që mori pjesë në festival. Pastaj ajo është edhe natyrë modeste dhe më shumë ka ndier përgjegjësi për të parë se çfarë nuk shkonte, sepse ajo pati rastin të dëgjonte dhe vlerësimet shumë të larta që ia dhanë specialistët e orkestrës.

Ata i dhanë shumë kurajo dhe e bën të ndihej mirë në ato çaste, edhe pse nuk mori pikë nga juria. Elhaida nuk është si ata artistë të tjerë që e kanë zakon të mburren. Ajo është e thjeshtë. Tani që fitoi dihet se të gjithë përfitojnë nga Elhaida.  
 
Si e pritët fitoren e saj në “The Voice of Italy”?
-Kemi qenë të gjithë si familje duke bërë tifozllik për Elhaidën derisa fitoi. Por duhet ta them hapur se vedi i parë për mua qe befasues, jo se nuk e meritonte, por kisha frikë se do të paragjykohej që nuk ishte italiane.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim