45 vjet burg Hashim Thaçit ndërkohë që Karaxhic u dënua me 40 vjet për gjenocidin e Bosnjës me qindra mijë të vrarë, përdhunuar, dëbuar?!

Sot Prokuroria Speciale në Hagë kërkon dënim me 45 vjet burg jo vetëm për Thaçin por për secilin nga komandantët e UÇK, Veseli, Selimi, Krasniqi.

Krerët e UÇK po kërkohet të dënohen më rëndë sesa gjenocidistet serbë të Bosnjës. Pra sipas prokurorisë speciale genocidin në Kosovë e paskan bërë shqiptarët dhe bile e kanë bërë më të rëndë sesa serbët në Bosnjë.

Kjo është çmenduri. Ashtu siç është çmenduri që plot shqipfolës të Kosovës, shajnë, shpifin dhe kërkojnë burgim të rëndë për ish figurat e UÇK në këtë gjyq.

Duhet thënë gjithashtu dhe e vërteta që pjesa dërrmuese e këtyre shqipfolësve të Kosovës janë aktivistë, militantë, adhurues të VV dhe të Albin Kurtit dhe shkojnë deri aty sa postojnë në profil foto AI të Albin Kurtit me uniformë UÇK si luftëtari më i madh i asaj lufte.

Kjo nuk është e rastësishme. Për të ardhur në pushtet me kartën e patriotizmes, VV dhe Albin Kurtin kishin problemin e madh që nuk i kishin shkrepur armët kur ishte koha për t'i shkrepur dhe ata që e kishin bërë këtë punë ishin figurat e UÇK. Legjitimitetin e patriotizmit e kishte UÇK dhe kjo ishte problematike për VV pasi i skadonte e vetmja kartë për të ardhur në pushtet. Taktika e VV ishte shumë e thjeshtë dhe në dy drejtime. E para duke marrë pozicione ekstreme patriotizmi të tipit të përrallës së bashkimit të trojeve shqiptare kur të vinte në pushtet dhe nga krahu tjetër deligjitimimi i figurave të UÇK si të përfshira e korrupsion. Ndërkohë underground ishte dhe një armë e fshehtë. Fillimi i një fushatë shpifje për krimet e UÇK gjatë luftës. Nëpërmjet artikujve, librave, apo të folura e nën zë. Të folura nën zë që me kalimin e kohës filluan të bëheshin të zëshme dhe sot fliten hapur.

Tashmë nuk flitet më për bashkimin me Shqipërinë. Përralla me bashkimin ishte loja. Qëllimi ishte marrja e pushtetit dhe shkatërrimi i çdo legjitimiteti të partive opozitare që një pjesë të mirë vinin nga UÇK.

VV ia kanë arritur qëllimit. Sot VV dhe Albin Kurtin janë të vetëm në pushtet, por me çfarë kostosh për çështjen kombëtare?

E gjithë kjo fushatë kundër UÇK tashmë ka arritur rezultatet dhe shqiptarët janë gjenocidistet me të mëdhenj në Ballkan, edhe me të mëdhenj se Karaxhic.

Nëse nuk besoni pyesni Prokurorinë Speciale dhe çdo militant, aktivist, votues apo fans të VV dhe Albin Kurtit. Qoftë me foton AI të Albin Kurtit me uniformë UÇK në profil, ose jo.

Bravo. Ia arritët ditës dhe qëllimit duke na ndyre te gjithëve.

Maskarenj!