Celine Dept është një youtube-re shumë e njohur për tifozët e futbollit, pasi realizon video pikante me shumë yje të këtij sporti. Megjithatë ajo e kishte shprehur prej kohësh se ëndrra më e madhe ishte të takonte Cristiano Ronaldo-n dhe shpesh në videot e saj mban fanellat e portugezit.

Më në fund ëndrra e saj është bërë realitet. Cristiano Ronaldo e ka pritur Celine në qendrën përgatitore të Portugalisë për Botërorin. Në momentin që takoi idhullin e saj ‘youtube-rja’ nuk i mbajti dot lotët, ndërsa në postimin në rrjetet sociale thotë se Rolando ka qenë frymëzimi i madh i saj.

Ajo thotë se ‘Cristiano Ronaldo’ e ka inspiruar të luajë futboll’.