Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka ftuar qytetarët të aplikojnë edhe këtë vit në konkursin “Endrra ime 2016”. Ky është viti i dytë që ky konkurs zhvillohet, por sipas kryeministrit në ndryshim nga viti i shkuar, kësaj here përveç mbështetjes financiare për projektet do të ketë edhe mbështetje me ambiente pune. 

Ja postimi i plotë i Kryeministrit Rama
Kushdo nga ju që ka një ide inovative dhe ëndërron të hapë një biznes të suksesshëm në fushën e turizmit, të bujqësisë apo inovacionit dhe teknologjisë, është i inkurajuar të aplikojë tek "Ëndrra Ime 2016", për të trasformuar këtë ëndërr nga një ide në një sipërmarrje të mirëfilltë.

Këtë herë, idetë më të mira do të përfitojnë përveç grantit deri në 500 mijë lekë, edhe ambientet e punës si dhe asistencë të kualifikuar për zhvillimin e biznesit. Informacion i detajuar rreth mënyrës së aplikimit, afateve dhe kritereve për të qenë fitues, mund të gjendet në linkun e mëposhtëm.

endrra ime

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)