'Ëndrra të bukura'! Meksikanët shënojnë Ditën Botërore të Gjumit duke dremitur

'Ëndrra të bukura'! Meksikanët shënojnë Ditën Botërore të Gjumit duke dremitur

Meksikë

Meksikanët shënuan të premten Ditën Botërore të Gjumit.

Ata u shtrinë në dyshekë e jastëkë për të marrë një sy gjumë nën hijen e Monumentit të Revolucionit në kryeqytetin Mexico City për të festuar Ditën e Gjumit.

Ndërsa dielli filloi të perëndonte, pjesëmarrësit dremitën dhe më pas u bënë pjesë e një leksioni të hapur mbi ushtrimet për frymëmarrjen dhe meditimin.

Dremitja në masë u organizua nga autoritetet e Mexico City-t, me synim rritjen e ndërgjegjësimit për gjumin e qetë dhe tërhoqi më shumë se 300 pjesëmarrës, të cilët ishin të gatshëm të binin në qetësi të përkohshme.

Dita Botërore e Gjumit shënohet çdo vit në 15 mars. Tema e këtij viti ishte “Gjumë të njëjtë për Shëndet Global”, duke vënë në dukje pabarazinë për kohën e fjetjes në rang botëror./ VOA 

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë