Gjashtë vite më përpara, Micah Hamilton ishte një nga djemtë e fushës që ndihmonte në mbledhjen e topave në ndeshjet e Manchester City-t. Vetëm 14-vjeçar asokohe, anglezi me origjinë nga Xhamajka dje shënoi në debutimin e tij në Champions League për "Qytetarët".
Man. City fitoi 2-3 në raundin e fundit të grupeve në Champions League dhe golin e parë e shënoi 20-vjeçari Hamilton. Një video po qarkullon në rrjet, me djaloshin që gjashtë vite më parë udhëzohej nga Guardiola si mbledhësi i topave, teksa dje shënoi në Champions.
Pjesë e U-21 të Man. City-t, Hamilton ka kontratë deri në verën e 2024 dhe me paraqitjet e bëra nuk është çudi që të jetë "xhevahiri" i radhës në sulmin e anglezëve, zbuluar nga Guardiola.