Eneda nxjerr sërish në skenë
"Dhuratën e famshme"

Eneda nxjerr sërish në skenë<br />"Dhuratën e famshme"
Disa ditë më parë kudo në rrjete sociale nisi të qarkullojë një video e Eneda Tarifës gjatë një interviste lidhur me pjesëmarrjen e saj në "Eurovision", ku këngëtarja i kërkon ndihmë një personi me emrin Dhurata, për një fjalë anglisht që nuk po i vinte ndërmend.

Kjo mjaftoi që përfaqësuesja e Shqipërisë në kompeticionin më të madh muzikor në Europë të bëhet objekt batutash e talljesh apo frymëzim për krijimin e meme-ve dhe fotove argëtuese. Duke njohur natyrën e Enedës apo dhe rolin e saj si moderatore në spektaklin e Humorit "Portokalli", prisnim që ta trajtonte me sportivitet këtë situatë dhe ajo nuk na zhgënjeu.

Në një foto të publikuar në Instagram, Tarifa shfaqej e ulur në aeroplan, ndërsa i kishte bashkangjitur diçiturën: "Airplane mode. Foto nga Dhurata". Kaq ka mjaftuar që ndjekësit e këngëtares, përfshirë këtu edhe emra të njohur të skenës dhe ekranit, të 'ndizeshin' në komente, duke iu përgjigjur me humor ironisë së këngëtares. Kishte dhe nga ata komentues që kërkonin ta njihnin Dhuratën e famshme apo t'i bënin të fala dhe Eneda u sigurua t'ja transmetonte.

Më parë, e pyetur rreth asaj interviste,Tarifa është shprehur se para saj kishte dhënë edhe 20 tjera, dhe se nuk “nuk ka asgjë të keqe të pyesësh për një fjalë që nuk po të kujtohet për momentin në gjuhë të huaj”. 
eneda tarifa
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot