Eneda Tarifa fiton 'Këngën Magjike': Ky festival është për të prekurit nga tërmeti! Vendi i dytë përlot Fifin

Eneda Tarifa fiton 'Këngën Magjike': Ky festival është për të prekurit nga tërmeti! Vendi i dytë përlot Fifin

TIRANE- Kënga 'Ma zgjat dorën" i ka dhuruar Eneda Tarifës çmimin e parë në edicionin e 21 të Këngës Magjike. Në mesazhin e saj këngëatarja u shprej se festivali i dedikohet shtëpive të rrënuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

"Mos harrojmë që jemi për një mision, mos harrojmë që ky festival i dedikohet shtëpive të rrënuara prej tërmetit dhe neve të gjithë bashkë keni bërë të pamundurën që të ndërtojmë qoftë edhe një shtëpi, sepse kjo është mundësi jonë si artistë", tha Eneda Tarifa.

Në vendin e dytë u rendit artistja Fifi, e cila nuk mbajti dot lotët në momentin e ndarjeve të çmimeve. Ndërsa çmimin e tretë e rrëmbeu Anxhela Peristeri. I pranishëm në ndarjen e çmimeve ishte edhe Flori Mumajesi, fituesi i festivalit të kaluar i cili i dorëzoi çmimin Eneda Tarifës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhurati: 08/12/2019 10:43

    Dhurata o Dhurata hajde pak këtu mi, si i thon asja fjalës në Anglisht se më hyri dicka në sy e nuk po e lexoj dot.. :) :)

    Përgjigju
    • Osman: 08/12/2019 11:23

      Albanistanezet njerez orjental

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren