Këngëtarja Filoreta Raçi e njohur me emrin e artit Fifi feston ditëlindjen.

E ndërsa urimet kanë qenë të shumta, ai që bie më shumë në sy është dedikimi emocionues që ka bërë Adisi.

Në llogarinë e tij në Instagram ai ka postuar një foto së bashku me djalin e tyre me mbishkrimin: “Faleminderit që ma kënaqe jetën! Të dua! Edhe 100!

Fifi dhe Adisi u lidhën në vitin 2022, ndërsa një vit më vonë këngëtarja u bë nënë për herë të parë.