Eneda Tarifa nis turin veror
me Portokalli, e shoqëron Aria    

Eneda Tarifa nis turin veror<br />me Portokalli, e shoqëron Aria    
Këngëtarja e njohur dhe njëkohësisht prezantuesja e dashur e Portokallisë Eneda Tarifa i është kthyer angazhimeve të saj profesionale pak muaj pas lindjes së vajzës së saj Aria.

Si çdo vit edhe sivjet zhvillohet  turi veror i spektaklit të humorit Portokalli në qytetet e Shqipërisë.

Në këtë tur nuk ka munguar as Eneda, e cila duket më energjike se kurrë pas lindjes së Arias.



Gjatë tij ashtu si gjatë gjithë kohës së shtatzënisë kur prezantonte Portokallinë, Tarifa do të shoqërohet nga Aria, e cila tashmë ka nisur të bëj lëvizjet dhe belbëzimet e para.

Mund të themi që këngëtarja ka qenë në një superformë gjatë gjithë shtatzënisë së saj, e po ashtu edhe pas saj  kilet e vendosura i ka hequr shumë shpejt.



 Energjia dhe sportiviteti  i saj tashmë mund të themi me plot gojën që duhet të jenë frymëzim për çdo femër që dëshiron të bëhet nënë, ose që është bërë tashmë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THAH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia Online
(b.t/shqiptarja.com)

 

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron