ENEMO vlerëson zgjedhjet në Ukrainë

Rrjeti Europian i Organizatave për Monitorimin e Zgjedhjeve (ENEMO), pjesë e të cilit janë edhe Shoqata për Kulturë Demokratike dhe KRIIK Albania, ka vlerësuar zhvillimin e zgjedhjeve të 26 tetorit në Ukrainë

ENEMO angazhoi 206 vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Ukrainë, ndërsa Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, nëpërmjet SHKD e KRIIK, angazhoi si vëzhgues në këto zgjedhje 22 aktivistë të vet, konkretisht 4 vëzhgues afatgjatë dhe 18 vëzhgues afatshkurtër.

ENEMO përveç monitorimit të periudhës parazgjedhore, monitoroi edhe të gjitha fazat e procesit të votimit, duke përfshirë hapjen, votimin, numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultateve në Qendrat e Votimit dhe në Komisionet Rajonale të Votimit (KRV). ENEMO vlerësoi paraprakisht se votimet e 26 tetorit u zhvilluan në një mënyrë transparente dhe efikase dhe në përgjithësi në përputhje me standardet ndërkombëtare. U vunë re disa parregullsi, por që nuk kanë ndikim në rezultatin përfundimtar, veçanërisht gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

Autoritetet Zgjedhore, veçanërisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bëri përpjekje të jashtëzakonshme për të zhvilluar zgjedhjet dhe lejuar që votuesit të hidhin votën e tyre në një klimë sigurie dhe politike komplekse, duke përmbushur afatet e shkurtra kohore lidhur me karakterin e këtyre zgjedhjeve. Misioni i ENEMO-s thekson nevojën për vazhdim të mëtejshëm të diskutimeve të hapura dhe gjithëpërfshirëse mbi reformën zgjedhore me pjesëmarrjen e një game të gjerë aktorësh, duke përfshirë shoqërinë civile, në mënyrë që legjislacioni zgjedhor të përmirësohet dhe harmonizohet.

Veç kësaj, ENEMO rekomandon rritjen e profesionalizmit të administratës zgjedhore rajonale, të paktën në nivel menaxhimi, e cila do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve institucionale të Komisionet Rajonale të Votimit (KRV). 

ATSH
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)