Energjetika/ Gazi natyror, nis testimi i tregut nga kompanitë shqiptare

Energjetika/ Gazi natyror, nis testimi i tregut nga kompanitë shqiptare

Prenotimi i kapaciteteve të gazit natyror të Gazsjellësit TAP për tregun shqiptar për 10 vitet e ardhshme do të jetë në fokusin e dy kompanive shtetërore të naftës dhe gazit, Albpetrol dhe Albgaz. Drejtuesit e të dy këtyre kompanive zhvilluar një takim në mjediset e Albpetrol sh.a ku u dakordësua nisja e procedurës “Market Test”, e cila nënkupton prenotimin e kapaciteteve të gazit natyror të Gazsjellësit TAP për tregun shqiptar për periudhën 2020 – 2030.

“Market Test”, bën të mundur sigurimin e volumeve të gazit për tregun shqiptar, të paktën 1.7 miliardë metër kub në vit, si për atë rezidencial-familjar, si atë industrial për ndërmarrjet shqiptare. Gjithashtu, sipas një njoftimi të Albpetrol përdorimi i gazit është i rëndësishëm edhe për tregun strategjik të prodhimit të energjisë elektrike, siç është TEC-i i Vlorës apo ai i Korçës. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse realizimi i këtij të fundit është ende në diskutim, përsa kohë Ministria e Mjedisit dhe Turizmit anuloi lejen mjedisore, duke deklaruar se nuk përmbushte standardet.

Ndërkaq, sa i takon Termocentralit të Vlorës, lidhja e tij me rrjetin e gazit është konsideruar nga ekspertët si e vetmja zgjidhje për të vënë në punë këtë vepër energjetike, e cila që nga ndërtimi i saj nuk është vënë asnjëherë në punë për shkak të defektit në sistemin e ftohjes. Vënia në funksion e veprës është menduar të realizohet përmes një partneriteti publik-privat, por pas hapjes së procedurës në janar të këtij viti, aktualisht procedurat janë pezulluar. Ndërkohë, deri tani shteti shqiptar ka paguar 65 milionë euro, nga 80 milionë që janë marrë kredi për të në vitin 2004, ndonëse objekti nuk ka punuar asnjë ditë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • free: 13/08/2019 10:18

    Do punoj TEC vlores kur ta blej privati me leket e shtetit nga taxat e popullit, bile do i falet edhe nje prone publike si bonus.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë