Energjetika/ Tremujori i dytë, 2.1 herë më pak energji elektrike nga thatësira

Energjetika/ Tremujori i dytë, 2.1 herë më pak energji elektrike nga thatësira

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 4.7 %, raportoi INSTAT. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë ka rënë me rreth 2.1 herë, duke arritur vlerën 1.280 GWh nga 2.707 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2018. Rënia e eksporteve të energjisë si rrjedhojë e uljes së prodhimit ishte një nga arsyet që çoi në përgjysmimin e rritjes ekonomike në tremujorin e parë (në 2.2% nga 4 që ishte në 2018-n) dhe e njëtat tendencë pritet të vijojë dhe në tremujorin e dytë.

Sipas INSTAT, ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 37.8%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 61.7% dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0.5% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Ulja e prodhimit të energjisë elektrike ka ndikuar në rritjen e importeve bruto të energjisë elektrike (energji në marrje) me rreth 4.9 herë dhe uljen e eksporteve bruto të energjisë elektrike (energji në dhënie) me rreth 7.8 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Prodhimi

Hidrocentralet publike, në tremujorin e dytë të vitit 2019, prodhuan 484 GWh nga 1.795 GWh të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2018, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me rreth 3.7 herë. Ndërsa, hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 790 GWh nga 912 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 13.4%.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) rezultoi me rritje duke arritur vlerën 683 GWh nga 139 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) rezultoi me rënie duke arritur vlerën 142 GWh nga 1.106 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Humbjet

Humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 359 GWh nga 390 GWh duke shënuar kështu një rënie me 7.9%. Humbjet në transmetim kanë rënë me 42.3% dhe pesha që zënë në totalin e humbjeve në rrjet është 12.1%.

Humbjet në shpërndarje zënë një peshë më të madhe, rreth 87.9% të humbjeve në rrjet, ku humbjet teknike në shpërndarje janë ulur me rreth 13.1% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018.

Konsumi

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2019, u rrit me 8.3% duke arritur vlerën 1.461 GWh nga 1.349 GWh që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2018. Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë të cilët kontribuan me +5.9 pikë përqindje, përkundrejt kontributit prej +2.4 pikë përqindje të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja